Gent Cakaj ka filluar lëvizjet në diplomaci, dhe po i duhet të marrë konsensusin e Presidentit Ilir Meta për këtë proces. Për shkak se Meta nuk e njeh si ministër të jashtëm (pasi në këtë funksion ai njeh Edi Ramën të cilin e ka dekretuar), Cakaj duhet ta përcjellë kërkesën përmes firmës së kryeministrit, akt i cili do të “testojë” marrëdhënieve të ngrira President-Qeveri. Në Spanjë nuk kemi një ambasador, dhe në këtë pozicion Gent Cakaj ka menduar të dërgojë Gazmend Barbullushin. Ky i fundit është Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ-së, që nga koha e Ditmir Bushatit.
Ministri në detyrë, Cakaj ka ndjekur procedurën e zakonshme për t’i Kuvendit një seancë dëgjimore me Gazmend Barbullushin, që ai të jetë ambasador në Spanjë.
“Seancë dëgjimore për emërimin në postin e Kreut e Misionit Diplomatik të z. Gazmend Barbullushi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, resident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si dhe Principatën e Andorrës”,-thuhet në dokument.
Seanca dëgjimore do të bëhen nga Komisionin për Politikën e Jashtme, të mërkurën në orë 12. Pas kësaj, kandidatura do t’i kalojë presidentit. Ambasadori emërohet dhe lirohet nga Presidenti i Republikës, jo më vonë se 30 ditë pas propozimit të Kryeministrit. Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimin për emërimin dhe lirimin e ambasadorit. Përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti i Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador dhe i përcjell Presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar.
-
NUk eshte mire te leni gjerat ne doren e opozites.Kur dihet e njihet çka mendon opozita per poziten.keshtu e keni kur Meta merr ne dore,si President,te vendos diç per te drejte Kushtetuese ne emer te Presidentit,Vendos e neshkruan opozita!
Përgjigju -
Verifikoni pak dhe keto ''konsujt e nderit'' te Shqiperise nder qytetet e Italise,ti marresh ne tel sbehet fjale, e-mail ste kthejne pgj..na ka ardhur ne maje te hundes me keto sjellje te tyre arrogante,shpresoj qe nje dite ky Ministri i ri ti jape zgjidhje te shpejte
Përgjigju -
Rilindje e bythes u rikthyen perseri kasta e saliut. Kta jane te pa ngopur hajdut me cizme. I befshin leket qe vjedhin ilace per vete dhe familjaret e tyre. As vila kane neper bregdete kta hajdut plehra.
Përgjigju-
Barbullushin e kam njohur kur ishte ambasador ne holande. Shume i sakte, i komunikueshem dhe njerezor. Mjaft profesionist.
-
-
Ish ambasadori qe ishte ne Spanje donte 20€ per cdo leter qe duhej vulosur... tani le te shohim kete tjetrin ca tarife ka...
Përgjigju-
Mos i paragjykoni njerezit. Gazmend Barbullushi eshte nje dipllomat karjere qe mbas viteve 90, korekt dhe mjaft profesjonal.
-
Ndersa nje mutazion nga tepelena ne bruksel te merte 25 euro per nje format a4 me vulen e vet te dhjere dmth konsulli ine si thoshte shoku Enver.
-
Kjo praktik e 20€ ka mbi 16 qe marin euro per te vulos nje dokument, po te njejten gje do bej dhe ambasadori i ri.
-
-
Po kete ambasadorin e Shqiperise ne France qe ka 6 vjet dhe e ka kaluar afatin 4 vjeçar kur do ta hiqni
Përgjigju -
Ne baze te cfare Kriteri dhe CV_je perzgjidhen Ambasadoret neper vendet respektive!_..a kane Agenda=Ditare per prurje investitoresh,rritje marrdheniesh,njohjesh reciproke,heqjen e burokracive etj?!
Përgjigju-
Gazmend Barbullushi eshte diplomat karjere dhe me shume dinjitet, e ka treguar punen e tij ne Holande kur behej mbrojtja e Kosoves ne Hage. Sjellja e invesitoreve nuk varet nga ambasadoret, kur situata aty eshte mish mash nuk ka invesitor qe e thyen kemben dhe vjen ne Shqiperi.
-
Barbullushi ambasador e diplomat qe me qeverite e Berishes. Si ai ashtu dhe gjithe rrethi familjar jane aktiviste te PD. Per nje ambasador nuk lejohet asnje angazhim partiak.
-












Komente
Komento