Cakaj takon Hahn: Shqipëria ka përparuar, të hapen negociatat!

Cakaj takon Hahn: Shqipëria ka përparuar, të hapen negociatat!

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj është takuar sot me Komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn në Bruksel.

Në një postim në Twitter, Cakaj ka thënë se, ata kanë diskutuar mbi situatën e brendshme, si dhe përgatitjet për hapjen e negociatave të pranimit.

Ai theksoi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE.

“Kisha një takim të madh me Johannes Hahn në Bruksel sot. Diskutuam mbi përparimin e konsiderueshëm të Shqipërisë në pikat kryesore, situatën e brendshme, si dhe përgatitjet për hapjen e negociatave të pranimit. Shqipëria meriton hapjen e negociatave të pranimit në BE tani,”-shkroi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Mogherini me Cakaj: Shqipëria meriton hapjen e negociatave (VIDEO)

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi në Bruksel një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, ku u diskutua mbi avancimin e procesit të integrimit të vendit tonë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi Ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion