Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer, njëherazi zëvendës ndihmës sekretar i Shtetit.

Cakaj ka bërë publik takimin ku shkruan se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Takim i shkëlqyer me përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera, përparësitë e kryesimit të @OSCE të Shqipërisë & ramë dakord të punojnë ngushtë në sjelljen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon", shkruan Cakaj.