Cakaj takon ministrin e jashtëm të Tunizisë, i rëndësishëm bashkëpunimi dhe konsultimet diplomatike

Cakaj takon ministrin e jashtëm të Tunizisë, i rëndësishëm bashkëpunimi  dhe konsultimet diplomatike

Khemaies Jhinaoui dhe Gent Cakaj

Me  rastin e pjesëmarrjes në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, ministri Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui. 

Në statusin e tij në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj, u shpreh se takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për konsultime diplomatike sa më parë mes Shqipërisë dhe Tunizisë si dhe për rëndësinë e  nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik.

Kreu i diplomacisë shqiptare në statusin e tij në facebook ka thënë: “Shqipëria si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut ka si prioritet forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun për të thelluar më tej partneritetin mes këtyre dy platformave. Në këtë kontekst, po ashtu theksuam nevojën e një pjesëmarrje sa më të gjerë e sa më të lartë në Konferencën e Mesdheut që do të mbahet në Tiranë”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen