Cakaj takon ministrin maqedonas, diskutohet projekti i përbashkët rajonal i liqenit të Ohrit

Cakaj takon ministrin maqedonas, diskutohet projekti i përbashkët rajonal i liqenit të Ohrit

Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin për Diasporën të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi, i cili është njëkohësisht edhe President i Komisionit Kombëtar i vendit të tij në UNESCO.

Në këtë takim dy ministrat nënvijëzuan nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Gjithashtu u diskutuan një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë