Cakaj takon Zielke: Përpjekje për marrëveshjen e njohjes së lejeve të drejtimit në Gjermani

Cakaj takon Zielke: Përpjekje për marrëveshjen e njohjes së lejeve të drejtimit në Gjermani

Cakaj dhe Zielke

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit në Ministrinë federale të Transportit në Gjermani, Guido Zielke.

Në një reagim në profilin e tij personal, Cakaj bën me dije se pas procesit të verifikimit teknik për procedurat e marrjes së lejeve të drejtimit dhe sigurinë në trafik në Shqipëri, do të vazhdohet menjëherë me dinamikë të shtuar drejt marrëveshjes përfundimtare, e cila do të lehtësojë jetën e shqiptarëve në Republikën Federale të Gjermanisë.

Cakaj sqaroi gjithashtu se e gjithë praktika do të zgjasë në kohë, për shkak se procesi i vendimmarrjes për njohjen e patentave duhet të shqyrtohet në të 16 landet e Gjermanisë, përpara se të kalojë për miratim në nivel Federal.

Kryediplomati siguroi se Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ta arritur marrëveshjen sa më parë.

“Ne do të vazhdojmë punën për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve shqiptarë”, përfundoi Cakaj postimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot