Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj sëbashku me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir, kanë vlerësuan nevojën për të punuar bashkërisht.
Përmes një bisede telefonike, Cakaj dhe Al-Jubeir theksuan se duhet të punojnë më intensivisht në nxitjen e investimeve dhe të disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.
“Po ashtu, nënvizuam rëndësinë që të vazhdojmë punën e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare” - u shpreh Cakaj, në një reagim në Facebook, lidhur me telefonatën.
Gjatë postimit në rrjetet sociale Cakaj ka shprehur vlerësimin për mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për synimin e Shqipërisë për të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023.