TIRANE-24 ditë pas vendimit të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për të 'zhveshur' biznesmenët diplomatë nga targat diplomatike, konsujt e nderit kanë filluar dorëzimin.

Gazetari Arsen Rusta raporton se 18 targa diplomatike të mbajtura në përdorim nga konsujt e nderit janë dorëzuar pranë policisë rrugore dhe ministrisë së Jashtme.

Burime nga policia për Report Tv pohojnë se në qarkullim janë 37 targa diplomatike të konsujve të nderit që duhet të dorëzohen, nga te cilat 18 deri tani janë dorëzuar.

Konsujt e nderit kanë afat për dorëzimin vullnetar të targave diplomatike deri në fund të javës. Ende nuk kanë dorëzuar targat konsujt e nderit të Kosovës e Greqisë dhe disa të tjerë. Report Tv pak javë më parë zbardhi listën e emrave të cilët preken nga kjo reformë (lexo këtu të plotë).