TIRANE, 25 Shtator/ATSH/- Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako i jep Çertifikatë Mirënjohje, oficerit Austriak ndërlidhës mes Policisë Austriake dhe Policisë së Shtetit.
Gjatë një takimi në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, të zhvilluar në Zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Çako ka vlerësuar rolin e oficerit austriak , si ndërlidhës mes Policisë Austriake dhe Policisë së Shtetit.
Në shenjë vlerësimi të marrëdhënieve majft të mira mes dy policive si dhe në mirënjohje të plotë të kontributit të z. Paul Pialek , si oficer kontakti , Drejtori i Policisë së Shtetit e ka vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohje Z. Paul , të cilit në fund të Shtatorit i mbaron mandati 5 vjeçar si oficer ndërlidhës.
Në takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian ÇIPA, Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues Arjan Rugji .
Nga Pala Austriake ishte i pranishëm Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë Austriake, theksoi se "Policia Austriake është e vendosur për ta forcuar akoma më shumë këtë bashkëpunim".
Ai shtoi se "e konsiderojmë të domosdoshëm këtë bashkëpunim pasi ne vlerësojmë progresin e Policisë Shqiptare, seriozitetin dhe besueshmërinë që tregon ndaj partnerëve ndërkombëtarë në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe për këtë ne do të caktojmë në muajt në vijim një tjetër oficer ndërlidhës policor pranë Policisë Shqipare".
Çako e ka garantuar Drejtorin e Bashkëpunimit dhe Kordinimit Ndërkombëtar të Policisë Austriake se Policia e Shtetit Shqiptar është e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit. /a.g/











