Drejtori i Përgjithësim i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një takim me drejtorët vendorë të Policisë, shefat e Komisariateve dhe të stacioneve policore, si dhe me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit.
Gjatë mbledhjes është bërë e ditur së pritet të zhvillohet një tjetër aksion për kontrollin e territorit për sa i përket ndërtimeve pa leje, zjarrvënieve, zaptimit të tokës etj.
Ky aksion sipas Haki Çakos do të jetë i të njëjtave përmasa me atë të luftës kundër kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të tij.
Gjithashtu, kreu i Policisë së Shtetit i ka kërkuar drejtorëve rajonal goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre. Këto grupe sipas Haki Çako janë evidentuar tashmë.
Çako:Goditja e paligjshmërisë në vend ka mangësi
Gjithashtu në këtë takim nuk kanë munguar as kritikat nga i pari i bluve, i cili ka shprehur shqetësimin se në territorin e vendit ka ende disa mangësi.
"Krahas punës së mirë që është bërë, përsëri vihet re se në drejtim të goditjes së fenomeneve të paligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit ka mangësi”, është shprehur kreu Çako.
Vëmendje e veçantë marrdhënies qytetar- polic
Një vëmendje e veçantë gjatë kësaj mbledhjeje i është kushtuar edhe marrëdhënieve të uniformave blu me qytetarët, për të cilët Çako ka kërkuar të shmangin sjelljet arrogante dhe ndjekjen e çdo ankese me përgjegjësi.
Theksi në këtë çështje, është vendosur te marrëdhënia me publikun e punonjësve të Policisë Rrugore, patrullat e përgjithshme dhe punonjësve të pikave të kalimit kufitar.
/Shqiptarja.com

VIDEO