Caktohet gjyqtari i ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Caktohet gjyqtari i ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare

Shqipëria do të luajë të mërkurën e 19 qershorit ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer, shkruan KosovaPress.

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it. Ndeshjen e parë të Euro 2024 Shqipëria e humbi me rezultat 2-1 nga Italia.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë