Caktohet gjyqtarja në GJKKO për Berishën, Çaça: Ka marrë vendime të guximshme! Beqiri zbulon: 333 fashikujt e sjellë nga SPAK, janë 120 mijë faqe

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dje për gjykim dosjen Partizani me 333 fashikuj ku janë të pandehur ish kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Ndërsa sot GJKKO caktoi me short gjyqtaren që do vendos fatin e Berishës dhe bëhet fjalë për Flojera Davidhin.

Në ‘Repolitix’, avokati Përparim Çaça vlerësoi gjyqtaren Davidhi si të guximshme.

'Gjyqtare e re, ka qenë në Korçë. Duket e guximshme në disa vendime që ka marrë. Nëse më pas shkohet në gjykim të zakonshëm do zgjas.'

Ndërsa ish deputeti Halit Valteri thekson për Denis Mingën se portalet pranë opozitës kanë filluar sulmet ndaj gjyqtares.

'Portale afër opozitës kanë filluar të bëjnë cicmicet e zakonshme, ku çdokush që sulmon liderin e tyre shpirtëror e anatemojnë. Kjo ska të bëjë me gjyqtaren. Kemi një proces një nga njerëzit më të përfolur në 33 vite më me pushtet në 33 vite po shkon të përballet me një proces për korrupsion. Ogur i mirë për shqiptarë. Sot po flasim 333 fashikuj, prokuroria speciale ka përgatitur një dosje ku do të bindë gjykatën se ky është i korruptuar. Lajmi i mrië që drjetësia po funksionon. Lajmi i keq që drejtësia do sulmohet nga njerëz që kanë interesa që ky të mos dënohet.'

Avokati Indrit Sefa gjithashtu vlerësoi gjyqtaren Davidhi.

'Ka marrë vendime të guximshme, nuk influencohet nga rrymat e jashtme. Shikon zbatimin e ligjit. Mendoj se ka integritetin të vendos për atë çka ka bindjen e brendshme. Të njëjtët gjyqtarë janë se 9 janë. Në këtë seancë zoti Berisha ka mundësi të bëjë kërkesë proceduriale për gjykim të shkurtuar.'

Idajet Beqiri zbuloi se janë 120 mijë faqe në ato 333 fashikuj të SPAK për ‘Partizanin’ që kanë shkuar në GJKKO.

'Kjo gjyqtare do e kalojë çështjen për gjykim. 120 mijë faqe  dosje që janë atje, është një mal i madh saqë duhet të iki brinjazi të futet në atje. Kaq shkojnë 333 fashikuj. Nuk do i lexojë të gjitha. Gjyqtarët dijnë se çfarë lexojnë. Akt akuza është themeli. Berisha nuk do kërkojë gjykim të shkurtuar, i intereson zgjatja e procesit. Në 2025 mbyllet kjo çështje. Pas zgjedhjeve.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 16/10/2024 21:40

    ajahahahah me bneqon merreni ende mo, avokatin ish gjyqtar te diktaturs ne kruje, qe u denua pe r hajduteri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur