Caktohet kalendari i Seria A, ndeshje çdo tre ditë, e para plotësohet java e 25

Caktohet kalendari i Seria A, ndeshje çdo tre ditë, e para plotësohet java e 25

Ajo që ekipe si Inter, Milan, Juventus dhe Napoli kishin frikë u vendos sot përfundimisht në Seria A. Liga e këtij kampionati u mblodh për të marrë vendimet lidhur me datat dhe oraret e rikuperimit të ndeshjeve të mbetura për mbylljen e sezonit, në një kohë kur vetëm të enjtën qeveria dhe federata vendosën datën 20 qershor për rifillimin e kampionatit, të ndërprerë që më 9 mars për shkak të koronavirusit.

Përfundimi nxorri që futbolli në Itali do të nisë që me datën 13 qershor, po ashtu do të luhet edhe me 14, kur janë vendosur të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit të Kupës, Juventus-Milan dhe Napoli Inter. Vetëm tre ditë më pas, me datë 17 qershor, do të luhet finalja e Kupës, ndërsa me 20 qershor nis kampionati me katër ndeshjet e prapambetura të javës së 25, ku mes të tjerave është edhe Sampdoria-Inter.

Për këtë kalendar mjaft të ngjeshur, në një kohë kur skuadrat kanë tre muaj pa zhvilluar as edhe një ndeshje, është rebeluar Interi. Sipas mediave italiane skuadra e drejtuar nga Conte po mendon që në ndeshjen e kthimit për Kupë me Napolin të luajë me ekipin primavera, pra të rinjtë.

Sakaq në vendimet e sotme u caktua që 12 javët e mbetura të Seria A të luhen çdo tre ditë. Të martën e 23 qershorit do të nisë java e 27, ndërsa sezoni do të mbyllet të dielën e dy gushtit, që është edhe afati i fundit i vendosur nga UEFA.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës