TIRANË- Pas akuzave të mbërritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, se shefja e ONM Genoveva Calavera është bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi. 

Varhelyi shprehet se ka besim të plotë te Calavera e ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe se akuzat e mbërritura ndaj tyre si të njëanshëm, janë krejtësisht të pavërteta. Për Komisionerin, ky është një formë "presioni" ndaj Reformës në Drejtësi, e për këtë arsye ka bërë thirrje që ky proces i rëndësishëm duhet të vijojë përpara pavarësisht sulmeve.

"Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të devijojë ose të ngadalsohet, pavarësisht presioni", shkruan Várhelyi.

Postimi i Komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi

Kjo deklaratë vjen si një përgjigje ndaj ish- kryeministrit Berisha, i cili pak ditë më parë referuar një artikulli të publikuar nga 'New Europe' ku shkruhet se Calavera- si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama i ka kërkuar Komisionit të Venecias të mos shqyrtojë Kodin Zgjedhor, edhe pse kjo kërkesë nuk iu mor parasysh. Nisur nga kjo, ish-kryeministri duke cilësuar "ndrikull", thotë se ajo duhet të largohet nga detyra dhe BE-ja duhet të nisë hetimet për lidhjet e saj me kryeministrin Rama.

Deklarata e ish- kryeministri Sali Berisha
Skandal i ri nderkombetar i Edvin Droges! Parate e tij te droges bejne kerdine. Zbulohet segment tjeter i rrjetit te strukturuar mafioz Tirane-Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katerfishin e çmimit per meter katror rezidencen e delegacionit te BE ne Tirane del dhe Ndrikull Calavera bashkepuntore Edvin Droges. Ajo, sipas mediave te mire informuara te Brukselit, ne nje akt te paster korruptiv per llogari dhe me kerkese te Edvin Hajdutit dhe ne kundershtim flagrant me qendrimet zyrtare publike te zyrtareve me te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytezuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit te Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor.

Nderkohe qe zyrtaret me te larte te Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe te Bundestagut benin thirrje publike Edvin Droges qe te mos votoje ndryshimet ne kodin elektoral por te prese mendimin e Komisionit te Venecias per keto ndryshime. Rikujtoj ketu se Calavera, drejtoreshe per Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton grupin nderkombetar te monitorimit te procesit te vetingut, proces per te cilin flitet se paguhen shuma marramendese parash te zeza.

Miq, fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato te Komisionerit per Zgjerim as dhe kryetarit te AFET-it te Parlamentit Europian citohen ne fjalimet e Edvin Kristaq Droges si direktiva apo kerkesa te Komisionit Europian per Shqiperine. E pershendes Komisionin e Venecias per refuzimin e kerkses korruptive te Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kesaj kerkese ne media.

I bej thirrje Komisionit Europian ne perputhje me standartet e tij etike ta hetoje dhe largoje Zonjen Calavera nga detyra qe mban dhe te hetoje lidhjet e saj toksike per detyren qe mban me Edvin Drogen. Ketu me poshte keni artikullin e te perditshmes se Brukselit “New Europe” kushtuar problemeve te mesiperme qe mund te lexoni sipas deshires. sb Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Evropian apo thjesht flirtimi me cubin e Ballkanit, Edi Rama?