Botërori i peshëngritjes, Briken Calja bën historinë! Fiton medalje të artë në stilin e shkëputjes

Peshëngritësi Briken Calja ka fituar medalje të artë në stilin e shkëputjes në kampionatin Botëror që po mbahet në Uzbekistan. Elbasanasi ngriti 156 kilogramë në provën e tretë, duke e mbyllur garimin me 1 kilogramë shumë se kundërshtari nga Tajlinda.

Nëqoftëse do kishte pesha të barbarta atëherë për shqiptarin do shkonte medalja e argjendtë, por fatmirësisht tajlandezi gaboi në provën e tretë. Kjo nuk është hera e parë që Briken Calja shpallet kampion botë në stilin e shkëputjes.

Ndërkohë në kategorinë deri në 73 kilogramë garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj, i cili u rendit i katërti në stilin e shkëputjes. Qerimaj ngriti 153 kilogramë, aq sa rusi Petrov i vendit të tretë, por humbi medaljen për shkak të peshës trupore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Calja bën historinë, Meta: Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer! Na bën krenar të gjithëve

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar peshëngritësin Biken Calja për fitoren e medaljes së të artë dhe dy medaljeve argjendi në botërorin e Uzbekistanit.

 “Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer të rekordeve historike, Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes! Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve”, shkruan Meta

Ora 18:41
Pëshëngritësi Briken Calja bën historinë, Rama: Talent me vullnet të hekurt, meriton përulje dhe respekt

Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësin shqiptar Briken Çalja pas fitores së medaljes së artë në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta në dygarësh dhe shtytje.

'Kampion bote! Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës!'- shkruan Rama.

Ora 17:30
Calja e mbyll me dy të argjendta Botërorin e peshëngritjes, Qerimaj jashtë medaljeve për dy kilogramë

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka arritur rezultate historikë në kampionatin Botëror. Elbasanasi ka fituar të artën në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta në dygarësh dhe shtytje. Calja për më tepër ishte shumë pranë të artës në dygarësh, por e humbi atë vetëm për një kilogramë. Peshëngritësi shqiptar ngriti në total 342 kilogramë, vetëm një më pak se kundërshtari nga Indonezia Abdullah.

Në stilin e shkëputjes ku fitoi të artën, Calja realizoi të tre provat, me rezultatin më të mirë që ishte 156 kilogramë. Ndërkohë në stilin e shtytjes Calja në provën më të mirë ngriti 186 kilogramë, ndërsa indoneziani 192 kilogramë. Në kategorinë deri në 73 kilogramë garoi sot edhe peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj, i cili për dy kilogramë humbi zonën e medaljes në dygarësh. Qerimaj u rendit i katërti me 333 kilogramë në total.

Peshëngritësja e parë për Shqipërinë që garoi në Botërorin e Uzbekistanit ishte Evangjeli Veli, ndërsa të shtunën do jetë rradha e Daniel Godellit dhe Krenar Shoraj.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 11/12/2021 07:02

    Shyqyr nje lajm i mire se vetem lajme te zymta duke lexuar cdo dite. Respekte o kampion.????????

    Përgjigju
  • Aliu: 10/12/2021 20:00

    Urime urime urime. Do zoti nuk e nxjerrin pozitiv per dopong, se e kane zakon keta plehrat kur fitojne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Keli: 10/12/2021 17:16

    Rrespekte Vlla! Na ben krenar????

    Përgjigju
  • F-35: 10/12/2021 16:29

    Faleminderit KAMPION! Urime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje

FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje