Fitorja absolute e partisë Konservatorë e drejtuar nga David Kamerun në zgjedhjet parlamentare në Britani ka sjellë dhe dorëheqjet e para. Ed Miliband lideri i laburistëve ka dhënë dorëheqjen pasi partia e tij dështoi në këto zgjedhje, edhe në Skoci.  Edhe liberal-demokrati Nick Clegg ka njoftuar një veprim të tillë, pasi partia e tij doli shumë e tkurrur nga këto zgjedhje.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe lideri i UKIP, i cili në disa zona që konsideroheshin bastione të tij humbi përballë konservatorëve.

Konservatorët e Kamerun kanë fituar terren kryesisht në Angli dhe Uells dhe nga të dhënat e fundit të BBC rezulton se kanë siguruar 331 vende në Parlament, duke gëzuar mazhorancën.

Cameron ka deklaruar se ai do të vazhdojë me synimet e tij për të mbajtur një referendum mbi qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur planin ekonomik të konservatorëve.


kamerun

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)