NATO ka nevojë të rishikojë marrëdhënien e saj afatgjatë me Rusinë dhe të riforcojë kapacitetin e saj për të reaguar më shpejt ndaj çdo kërcënimi. Ky është paralajmërimi që ka dhënë kryeministri britanik David Cameron me anë të një letre drejtuar udhëheqësit të Aleancës së Atlantikut Verior, Anders Fogh Rasmussen dhe 27 drejtuesve të vendeve të tjera.
“Edhe pse NATO ka kërkuar gjithmonë të jetë një partner i Rusisë, jo një kërcënim, është e qartë që Rusia e shikon atë si një kundërshtar, ndaj duhet të rishikojmë marrëdhënien me Rusinë”, shkruhet në letrën e Cameron.
Sipas tij, Rusia ka thyer rregullat e lojës me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe destabilizimin e krizës në Ukrainë. Kryeministri britanik theksoi se do të përdorë samitin e NATO-s në Wells për të vendsour një politikë më të ashpër kundër Moskës me qëllim për t’u treguar vendeve anëtare të NATO-s se nuk duhet të frikësohen.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com