Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA-së të përfshirë në të shtënat fatale të Alex Pretti-t në Minneapolis janë pezulluar nga detyra, njoftoi zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Tricia McLaughlin. Agjentët nuk janë identifikuar publikisht.
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka tërhequr deklaratat që bëri të shtunën e kaluar në lidhje me Alex Pretti-n, i përshkruar fillimisht si dikush që "rezistoi me dhunë" agjentët e Patrullës Kufitare dhe dukej se po përpiqej të "masakronte forcat e ligjit".
"Tani është e qartë se deklarata fillestare bazohej në raportet e Patrullës Kufitare nga një skenë jashtëzakonisht kaotike në terren. Pikërisht për këtë arsye është duke u zhvilluar një hetim dhe DHS do të lejojë që faktet ta udhëheqin atë hetim", tha një zëdhënës për NBC News sot .
Kur u pyet nëse departamenti mbështet pretendimet e Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem se Pretti ishte një terrorist vendas, zëdhënësja e agjencisë Tricia McLaughlin i tha Fox Business: "Mendoj se pikërisht për këtë arsye ky hetim është kaq i rëndësishëm - për të marrë fakte të sakta".
Dje, Zëvendës Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, tha se deklarata fillestare e DHS-së bazohej në raportet e ofruara nga Patrulla Kufitare në vendngjarje dhe se zyrtarët po "vlerësojnë" pse Patrulla Kufitare nuk arriti të ndiqte protokollet e duhura gjatë incidentit./ La Repubblica
Komente









