Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ai i Italisë, Matteo Renzi së bashku me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy dhe kancelarin e Gjermanisë, Angela Merkel do të jenë përkrahë Presidentit të Francës, Francois Hollande në marshimin e Paqes në Paris të dielën.
“Nuk do të lejojmë që frika të na ndryshojë”- shkruan Matteo Renzi në rrjetin social “Twitter”duke shtuar se në kryeqytetit francez do të zhvillohet manifestimi në mbështetje të Charlie Hebdo.
Po përmes rrjetit social “Twitter” kanë konfirmuar praninë e tyre në Paris të dielën edhe Cameron e Rajoy, ndërkohë që mediat franceze thonë se do të jetë e pranishme edhe kancelarja Merkel.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com