'Çamët kriminelë'/ PDIU i kthehet presidentit grek: Dëgjo këtu, o plak i rrjedhur

'Çamët kriminelë'/  PDIU i kthehet presidentit grek: Dëgjo këtu, o plak i rrjedhur

PDIU ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit grek Pavlopulos, i cili u shpreh sot nga Podgorica se Shqipëria për të ecur në rrugën e integrimit në BE duhet të respektojë minoritetin dhe të harrrojë kërkesat për çamët. Për PDIU-në, Pavlopulos është një plak i rrjedhur që kërcënon Shqipërinë.

Deklarata e plotë e PDIU-së
Me shumë keqardhje po aspak i befasuar, ndoqa dhe sot deklatarën e pa vend dhe arrogante të këtij plaku të rrjedhur, Presidentit të Greqisë që vjen vërdallë dhe në mënyrë të përsëritur kërcënon Shqipërinë me integrimin Europian nëpërmjet Çeshtjes Çame . Ky plak i rrjedhur që sillet vërdallë në mënyrë të përsëritur fyen kujtimin e mijëra Shqiptarëve të Çamaërisë të masakruar në shtepitë e tyre, por dhe mijëra të tjerëve që u shpërgulën me dhunë nga Bandat e Napolon Zervës. Ky plak i rrjedhur që na paraqitet si përfaqësuesi më i madh i qarqeve shoviniste Greke dhe Agimit të Artë që i ka në Parlamentin e Greqisë, por dhe i atyre që masakruan Partizanët Grek  deri në Malin e Gramozit. Shekulli i kaluar i goditi Shqiptarët me padrejtësitë historike të coptimit të trojeve Shqiptare në vitin e mbrapshtë 1913, që Ju paturpësisht festonit para disa ditëve nga Konica, tokë Shqiptare, e mendoni të përmbysni dhe historinë.

Te jesh i sigurt ti o plak  i rrjedhur se ky është shekulli i Shqiptarëve. Është vetëm çështje kohe të pranoni dhe Çështjen Çame, që sot po e përdor jo si plak i urtë me thinja në fushatë elektorale të Greqisë, siç pranuat pas 20 vjetësh me Marrëveshjen e Ohrit emrin e Maqedonisë së Veriut. Por më e rëndë është heshtja që flet e autoriteteve shqiptare, Ministrit të Jashtëm, Kryeministrit, e Presidentit të Shqipërisë që nuk i japin përgjigje këtij Presidenti Shovinist që kërcënon Shqiperinë për Çështjen Çame, detyrim që u rrjedh nga Kushtetuta, Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, e reciprociteti dhe dinjiteti Kombëtar. Z.Pavlopulos, në Shqiptarët e Çamërisë ju vërtetojmë që grekët ishin bashkëpuntorë të gjermanëve nga Rallis, Micotaqi, Mërimaraqis, Karamanlis etj. Po Ju Grekë me gjithë Greqinë, mund të na vërtetoni që Çamet ishin bashkëpuntorë? Tërë këto 74 vite keni ngritur akuza politike dhe asnjëherë nuk keni ofruar argumente Historike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot