Greqia kërcënon sërish Shqipërinë/ Presidenti: Hiqni dorë, çamët ishin kriminelë

Greqia kërcënon sërish Shqipërinë/ Presidenti: Hiqni dorë, çamët ishin kriminelë

Prokopis Pavlopulos

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë Shqipërisë se duhet të respektojë minoritetin dhe të heq dorë nga pretendimet për çamët.

Ai tha se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme.

"Greqia nuk është kundër perspektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia” deklaroi ai gjatë vizitës në Malin e Zi.

Dy vendet në vitet e fundit janë futur në një proces negocimi për disa dosje të reja dhe të vjetra që ende nuk kanë gjetur zgjidhje duke filluar nga ligji i luftës dhe deri te kufiri detar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alvanosi-mas-skotosi-vre-malaka: 07/03/2019 23:08

    Gati nje milion shqiptare jetojne ne greqi dhe sjane asimiluar ose integruar me gjuhen dhe kulturen greke kjo esht fakt sepse edhe pse lindin atje ngrene flamurin shqiptar dhe kur munden perfaqesojne shqiperine kudo sport,art etj.Ky problem ne rritje per Greket esht shum here me i madh se çamet ose problemi çam qe kane me shqiperine.Vertet e krijuan kalin e trojes por se kan menduar kurre qe ate nje dite do e kishin brenda vetes dhe qe skane cte bejne fare.Dmth me pak fjale jane komb ne vdekje e siper vari qillon.

    Përgjigju
  • Fredi: 07/03/2019 20:34

    Greria duhet te rrespektoje të gjithë minoritetet e saj prej të cilëve përbëhet! “Grerët” janë: Shqiptarë, Sllavë,Turq, Kretas, Arabë, Persë, Arumënë-vllehë, Aremnë, Rusë- pontë e shumë-e shumë pakica të tjera. Pra, Greria duhet të hapi shkolla në të gjitha këto gjuhë dhe ti rrespektojë të gjithë popujt që përbëjnë popullin e saj!

    Përgjigju
  • Klodi: 07/03/2019 19:34

    Kriminele mund te jene disa prej tyre po a ka me kriminele se greket qe nuk njohin pakicat kombetare ne greqi?

    Përgjigju
  • E**A**: 07/03/2019 18:02

    Deklarata nacionaliste për qëllime politike nga një legen grek, kështu janë këta. E nisën atë punën e borxhit me kërkesa për "dëmet e luftës nga nazistët", borxhin po e paguajnë qindarkë më qindarkë + interesat, kur të erdhi Merkel për vizitë i harrove "deklaratat/kërkesat për borxhet e luftës" sus. Prit, prit sa të bashkohet Shqipëria me Kosovën, në kohën e duhur çështja çame do trajtohet me vëmendjen e duhur.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 07/03/2019 18:31

      Të lumtë, po

  • I alithia: 07/03/2019 17:51

    ..o Pavllo_,po Eladha ka 75% Arbanite shqipfoles,dhe eshte pseudo komb i stisur ne 1881..!gjithcka e juaja eshte manipulim i se vertetes dhe i AUTokTone"ve Pellazgo_Dorik_Iliro_Epiriote_Arbershe"

    Përgjigju
  • ardi: 07/03/2019 17:40

    ky heq kemben e mengjer, po sqenka problemi me i madh i tij. qenka per cmendine

    Përgjigju
    • Servet: 08/03/2019 06:49

      Problemi çam asnjëherë nuk zgjidhet me grekët atë e zgjidh vetëm gjykata e hagës grekët gjithmonë i kanë sulmuar pakicat e huaja

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive