Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, së bashku me Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Valon Behramin janë në mesin e futbollistëve që kanë mbështetur fushatën e Kosovës për të drejtën e saj për të luajtur në ndeshjet ndërkombëtare. Lojtarët kanë nënshkruar një deklaratë, e cila i është dërguar presidentit të FIFA-s, Sep Blater, si pjesë e kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës që ekipet e saj të lejohen të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
“Ne mbështesim plotësisht dhe pa kushte të drejtën e futbollistëve dhe klubeve nga Kosova që të luajnë futboll ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë, e cila vazhdon me tej: “Kosova një shtet i njohur nga 91 shtete në 6 kontinente dhe e pranuar nga organizatat si FMN dhe Banka Botërore, nuk mund të krahasohet me territoret tjera në Evropë dhe gjetkë, që aktualisht po pretendojnë pjesëmarrje të njëjtë në futbollin ndërkombëtar”
“Ne mbështesim FFK-në në këtë betejë për zbatimin e parimeve që gjenden në statutet e FIFA-s: drejtësi, respekt, mos diskriminim, refuzim të ndërhyrjes politike dhe universalitet në futboll”
Edhe pesë futbollistë të tjerë shqiptarë kanë nënshkruar deklaratën, përfshirë futbollisten që luan për kombëtaren gjermane, Fatmire Bajramaj.
FIFA ka rënë dakord në muajin maj që ta lejojë Kosovën të luajë ndeshje miqësore, por vendimi përfundimtar pritet që të merret më datë 25 shtator.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com