Etrit Berisha pas ndeshjes së fundit në Evropa League përballë PFC Ludogorets Razgrad është tashmë një titullar i padiskutueshëm në ekipin e Lacios duke e nxjerrë Marketin në ‘pozicion jashtë loje’.
Kosovari arriti që të realizonte një paraqitje mjaft të mirë duke pritur një penallti në pjesën e parë të ndeshjes në minutën e 8, pavarësisht se italianët humbën në shtëpi 0-1. Kosovari arriti që të kuptonte idenë e kundërshtarit që tentoi të imitonte Totin me parabël. Penalltia u shkaktua nga kapiteni i ekipit kombëtar shqiptar që luan me Lacion, Cana dhe u prit po nga një tjetër shqiptar, i cili korrigjoi gabimin e bashkëatdhetarit.
Ndeshja më me interes ka qenë ajo mes Juventusit dhe Trabsonsporit, të cilën italianët e kanë fituar me rezultatin 2 me 0. “Zonja e vjetër” dominoi ndeshjen duke mos i lejuar turqve që të krijojnë dhe në fund me golat e Pablo Osvaldos dhe Paul Pogbas udhëtojnë të qetë për në ndeshjen e kthimit. Fiorentina ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër Esbjerg. Të besuarit e Montelës shënuan tre gola dhe pësuan një.
Golat për Fiorentinën i shënuan Alessandro Matri (8’), Josip Iliçiç (15’) dhe Alberto Aquilani (37’). Për Esbjerg golin e nderit e shënoi Martin Pusic në minutën e 10-të. Dynamo Kyiv – Valencia e zhvendosur në Qipro për shkak të trazirave ka përfunduar me fitoren 0-2 të spanjollëve. Surprizë ka qenë humbja e ekipit të Ajaksit në shtëpi përballë ekipit të Salzburg meë rezultatin e thellë 0-3.
Napoli i Benitezit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në Angli përballë ekipit të Svansea-s 0-0. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Itali, teksa napolitanët janë të avantazhuar për të kaluar në turin tjetër të kompeticionit. Në ndeshjet e tjera që priteshin me interes: Maccabi Tel Aviv 0 - 0 Basel, Maribor 2 - 2 Sevilla, Real Betis 1 - 1 Rubin.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com