TIRANE- Është shoqërua dje me debate në Komisionin për Ekonominë dhe Financat pr/ligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit të vitit 2012” dhe Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2012. Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj vlerësoi si pozitive punën e bërë nga qeveria Berisha për përmbushjen e objektivave të buxhetit, por nga ana tjetër tha se në Albpetrol është konstatuar një dëm ekonomik i madh në masën 85 milionë euro.
Pak ditë më parë, Shqiptarja.com zbuloi se të paktën një nga koncesionarët e naftës, që duhet të paguajnë Albpetrolin, kanë abuzuar, duke mos shlyer detyrimin ligjor.
Nga ana e tij, ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se viti 2012 do të mbahet mend për thyerjen e rregullit fiskal. Sipas tij buxheti faktik nuk është tjetër vetëm se një kapak i punës së dobët të Financave dhe i një periudhe të errët. Sipas Canit eshtë naive të thuash që qeveria aktuale rrit borxhin publik, ndërkohë që akuzoi qeverinë e mëparshme të ish-kryeministrit Berisha për fshehje të borxhit, madje sipas tij edhe FMN është çuditur me këtë borxh.
Ai akuzoi Ridvan Bode, ish-kreun e Financave se ka shkelur ligjin si në tejkalimin e buxhetit, ashtu edhe në kryerjen e shpenzimeve jashtë planifikimit.
Deputeti Anastas Angjeli tha se më 2012, 25.6 % e numrit të subjekteve janë debitorë dhe të ardhurat parashikoheshin të kishin rritje me 7.7 përqind por në fakt patën rënie.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com