TIRANE - Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka qenë sot në Komisionin e Ekonomisë, ku në fokus të diskutimit kanë qenë lehtësirat tatimore për bizneset. Në fjalën e tij, Ministri i Financave Cani, ka mbrojtur ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republiken e Shqiperisë”.
Sipas Canit, ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore, ofrojnë lehtësira për bizneset, dhe se janë 3 synimet bazë të kësaj pakete. Cani shpjegoi se një ndër lehtësirat që krijohet është tashmë administrata tatimore do të publikojë aktet e vendimeve të gjykatave, me qëllim që biznesi të njihet me to.
Po ashtu vendoset afat i shkurtuar për garancitë financiare, ndërsa mundësohet edhe shkurtim i kohës së përgjigjeve nga apelimi nga 3 muaj në 16 ditë. Një tjetër lehtësirë e parashikuar në ndryshimet e ligjit do të jetë edhe rimbursimi i TVSH mbi bazë të analizës së riskut.
“Tre janë synimet bazë pjesë e paketës së lehtësirave që i kërkohen procedurave tatimore. Detyrohet administrata tatimore të publikojë aktet që kanë të bëjnë me vendimet e gjykatave që biznesi të njihet me to. Vendoset afat i shkurtuar për garancitë financiare. Kemi shkurtuar kohën e përgjigjeve të apelimit në 16 ditë ka qenë 3 muaj më parë. TVSH do rimbursohet mbi bazë të analizës së riskut.” u shpreh Cani.
Më tej Ministri i Financave u ndal edhe tek grupi i dytë i ndryshimeve në këtë ligj, ku më kryesorja do të jetë lufta ndaj informalitetit. Në këtë kuadër, Cani tha se do të lehtësohet shkëmbimi i informacionit. Gjithashtu do të përgjysmohen gjobat ndaj biznesit, por në rast se ato do të përsëriten mbi tre herë, atëherë do të cilësohet si vepër penale, evazion fiskal.
“Lehtësohet shkëmbimi informacioni , përgjysmohen gjobat, nëse rastet përsëriten mbi tre herë quhet evazion fiskal.” tha Cani
Ndërsa nismë tjetër që vihet në zbatim me ndryshimin e ligjit, është se Drejtoria e Apelimit, do të kalojë në varësi të Ministrisë së Financave në tërësi dhe jo si drejtori.
“Jemi munduar të marrim parasysh dy çështje jashtë reflektimit në këtë projektligj. Njëra është drejtoria e apelimit të kaloj në varësi të Ministrisë së Financave si tërësi jo vetëm drejtori.” tha ai
Nga ana tjetër, Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, ka pyetur ministrin nëse me ligjin e ri krijohen nivele të ndryshme gjobash.
Megjithatë nga ana e tij, Ministri shpjegoi se me ndryshimet është parashikuar se “që në fillim mund të falet gabimi, ndërsa masa e dytë është konfiskim malli dhe hera e tretë ndjekje penale”. Megjithatë sërish Braçe ka shprehur një tjetër shqetësim, lidhur me çmimin e kasave duke thënë se “kasa fiskale që i jepet çdo sipërmarrje kushton 380 euro, për kontroll 32 dollarë pastaj kontratë mirëmbajtje 150 dollarë.” Sipas Braçes këto shuma për një biznes të vogël janë të konsiderueshme dhe se në këtë mënyrë kompanitë e kasave kanë perfitime të mëdha”.
Sakaq Ministri i Financave në përgjigje tha se kompani të huaja kanë shfaqur interes për të ardhur në tregun shqiptar. Cani shpjegoi se aktualisht janë 5 kompani që operojnë në tregun e kasave, ndërsa shprehu vullnetin për të mirëpritur kompani të tjera me çmim më të mirë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO