Cani, Deloitte verifikoi: Borxhi që
i kemi biznesit është 24.6 mld lekë

Cani, Deloitte verifikoi: Borxhi që<br />i kemi biznesit është 24.6 mld lekë
TIRANË - Ministri i Financave Shkëlqim Cani përmes një konference për shtyp bëri publike rezultatet e auditimit që kompania Deloitte & Touche” ka bërë për borxhin që kjo qeveri i ka biznesit të brendshëm e të huaj.

Ministri tha se Delioitte kishte për detyrë të verifikonte vetëm atë pjesë të borxhit që qeveria kishte vetëm ndaj biznesit  deri në datën 3 gusht 2013.


“E mirë është që opozita të hapë veshët dhe të dëgjojë atë që borxhin që kanë krijuar vetëm ndaj biznesit. Deliotte kishte për detyrë të verifikonte vetëm atë pjesë të borxhit që qeveria kishte vetëm ndaj biznesit”, tha Cani fillimisht para se të jepte dhe shifrën

“Deloitte ka identifikuar shifrën prej 24.6 miliardë lekësh ose 246 milionë dollarë që buxheti i shtetit i detyrohet biznesit të brendshëm apo të huaj”, tha Cani. Ky borxh është vetëm faturat e papaguara që qeveria u ka firmave, dhe këtu nuk përfshihet tvsh parimbursueshme.

CANI: KUJT I KEMI BORXH
Sipas ministrit të Financave "Kjo shifër ka në pjesën e vet, dhe nuk do hyj në detaje, sektorë të ndryshëm të ekonomisë por pjesën dërmuese e ka pjesa e infrastrukturës, që zë 65 % e kësaj shume dhe më pas shëndetësia, arsimi, etj”.

BORXHI NDAJ BIZNESIT,JEMI NË NEGOCIATA TË MARRIM HUA
Sa i takon shlyerjes së menjëhershme të borxhit Cani tha se kjo ministri ka dëshirën të shlyejë të gjithë njëherësh por kjo do të varet nga huaja për të cilën kanë hyrë në negociata.

“Borxhet nuk do shlyhen nga paret e e buxhetit por nga një hua e marrë. Jemi në fazën e negociatave të  huasë dhe ta marrim njëherësh dhe të shlyejmë njëherësh. Është dhe një munësi të shlyejmë nga buxheti, nëse mundemi, mund të bëjmë parapagim deri në momentin kur të marrim hua.”- tha ai duke mos dhënë një shifër se sa është kjo hua për të cilën kanë hyrë në negociata.

"Eshtë ende shpejt. Këtu do jemi" - u tha gazetarëve Cani, duke shtuar se - "Koha kur të ndërtosh sot e të paguesh kur të mundemi ka mbaruar"

“Ky borxh janë si 1 milionë shuplaka për papërgjejgshmërinë e qeverisjes së vendit”- tha Cani.

DO IDENTIFIKOJME TE GJITHE BORXHIN

Cani tha se Ministria e Financave është e ndërgjegjshme që ky borxh ëstë vetëm një pjesë që shteti u ka individëve dhe bizneseve, ndërkohë që pjesë e strategjisë është dhe zbulimi i të gjithë borxhit, me një partner të tretë. Strategjia përfundon në pagimin e borxhit.

Në këtë shifër, të Deloittet nuk përfshihen borxhet që qeveria u ka individëve, detyrime që bazohen në ligje, apo dhe vendime gjykatash.

“Kjo është një pjesë tjetër e borxhit. Ne jemi marrë vetëm me atë që qeveria i kishte biznesit”- tha Cani.

Ministri i Financave informoi se në Tiranë vjen sot dhe shefi i FMN-së, ku përveç shqyrtimit të një strategjie për të shlyer borxhet që ka shteti, do të hapet edhe një kapitull i ri bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe këtij institucioni. Gjatë qeverisjes së Ekzekutivit “Berisha”, prania e FMN-së në Shqipëri ishte reduktuar në një përfaqësi minimale, për shkak se ai nuk nënshkroi zgjatjen e marrëveshjes së mëparshme me këtë institucion financiar, për herë të parë që kur FMN-ja erdhi në Shqipëri në vitin 1991.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar