/ATSh/- Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi të mërkurën se përgjatë qeverisjes 2009-2013 të Partisë Demokratike, performanca fiskale ka qenë negative dhe përveç kësaj tha ai, edhe ulja e taksave është bërë me qëllim për të fituar votat nga ana e opozitës aktuale.
"Gjatë viteve 2009-2013 performanca fiskale ka qenë negative. Në 2009-2013 u ulën taksat që të fitonin votat." theksoi ministri Cani në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë ku ishin prezent edhe Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali si dhe Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehu.
Cani tha se buxhetin e vitit 2015 janë parashikuar që të ardhurat më të mëdha të jenë nga tatimorët, në masën 86%, si dhe gjithashtu të ardhurat nga ndihmat dhe të ardhurat nga jo tatimorët. Ai u shpreh optimist për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se për këtë vit qeveria ka arritur të tejkalojë objektivat e saj. "86% e të ardhurave janë tatimore 8% të ardhura nga ndihmat dhe 6% të ardhura jo tatimore. Kemi realizuar dhe tejkaluar objektivat. Të ardhurat tatimore janë 13,3% më të larta", tha Cani.
Ndërkohë Drejtore e Administratës doganore, Elisa Spiropali bëri të ditur se kallëzimet për evazion dhe paregullsi jaë rritur gjatë 2014-ës me 56% dhe se nga 4 kontrolle që bëjmë, 1 rezulton me shkelje. "Kemi një rritje me 56% të kallëzimeve penale që kemi bërë ne në drejtim të kompanive shkelëse të ligjit. Në 4 kontrolle që ne bëjme, një kapet me shkelje. Bashkëpunimi me policinë dhe prokurorinë është i mirë, por kërkojmë çuarjen në fund të çështjeve që ne ngremë, që ata që nuk paguajnë detyrimet dhe shkelin ligjin të dënohen, duke i prerë hovin kështu evazionit fiskal", u shpreh Spiropali. Duke folur për të ardhurat Spiropali theksoi se doganat mblodhën 10 miliard lekë më shumë krahasuar me një vit më parë.
"Në dy vite arritëm atë që nuk u arrit për 6 vite. Kemi mbledhur 10 miliard lekë më shumë, ndaj them se jemi në rrugën e duhur. Kemi një plan të qartë për formalizimin e karburantit në të gjithë nivelet, deri kur arrin në pikat e karburanteve. Gjithashtu ka rritje të arkëtimeve nga prodhimet vendase, si birra. Rritja është konstante dhe e fortë", tha Spiropali.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehu në fjalën e saj theksoi problemin me sektorin e hidrokarbureve, ku sipas saj pengesë e kontrollit nga ana e administratës tatimore del ligji për hidrokarburet.
Ndërsa lidhur me këtë Drejtoresha e Doganave informoi se kompanive në sektorin hidrokarbur iu është lënë afat kohor deri në datën 30 nëntor për vendosjen e kalimtësit në burim.
Sa i takon të ardhurave, Shehu tha se ka një tejkalim të planit me 2% si dhe rritje me 10.2% të ardhurat nga kontributet shoqërore. "Administrata tatimore ka një tejkalim të planit me 2%. Biznesi ka një lehtësim të procedurave. Ka rritje të sigurimeve shoqërore, me 10.2%, nga të ardhurat e kontributeve shoqërore. Sot që flasim, shifra e evazionit është 10 miliardë lekë. Shifra është alarmante. Ky është realiteti që ne përballemi deri sot". tha Shehu. Sipas saj, sistemi i ri që do të vendoset në administratën tatimore bën një automatizim të rimbursimit të TVSH-së. "Kemi një strukturë totalisht të re të administrata tatimore për 2015. Do të heqim zyrën e vlerësimit. Kemi një departament të ri që do merret vetëm me TVSH-në. Problemi jonë i madh është borxhi. Ndaj administrata tatimore do kryejë vetë edhe ankandet për shitjen e pasurive", tha Shehu./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com