Cani për Reuters:Mund të marrim
500 mln euro borxh vitin tjetë

Shqipëria mund të marrë vitin tjetër 500 milionë euro borxh. Kjo është pohuar nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë një prononcimi për “Reuters”. Borxhi mund të merret në formën e kredisë, ose eurobondit.
 
Shqipëria ka marrë 300 milionë euro borxh nga FMN dhe 220 milionë dollarë nga Banka Botërore. Por, duket se ka ende nevojë për fonde të mëdha.
 
“Ne e dimë se e kemi të domosdoshme të marrim 300 milionë euro borxh. Por, ne mund të marrim deri në 500 milionë. Kjo do të varet nga situata”, ka thënë Cani.
 
“Ne mund të marrim këtë shumë si kredi, apo si eurobond. Kjo është një çështje e hapur”, u shpreh ministri i Financave.
 
Shqipëria mori borxh 300 milionë euro si eurobond në vitin 2010, me një përqindje prej 7.5%. Eurobondi pesëvjeçar maturohet vitin e ardhshëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove