Cani prezanton masat: Ja çfarë
e kishte cenuar stabilitetin makro
Deri më sot, janë shlyer rreth 200 milionë USD detyrime të prapambetura ndaj biznesit, ndërsa në buxhetin e 2014-ës janë parashikuar rreth 350 milionë USD pagesa detyrimesh të prapambetura. Ka deklaruar kështu dje ministri i Financave Shkëlqim Cani.
TIRANE- Deri më sot, janë shlyer rreth 200 milionë USD detyrime të prapambetura ndaj biznesit, ndërsa në buxhetin e 2014-ës janë parashikuar rreth 350 milionë USD pagesa detyrimesh të prapambetura. Ka deklaruar kështu dje ministri i Financave Shkëlqim Cani para studentëve të Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”.
Ai tha se stabilitetin makroekonomik qeveria Rama e gjeti të cenuar nga nënvleftësimi i krizës financiare globale, shpenzimet e larta të qeverisë së mëparshme, shoqëruar nga një rënie drastike e performancës së administratës së tatim-taksave, buxhetimi afatmesëm i pazbatuar në praktikë, neglizhimi i reformave të nevojshme strukturore në fushën energjetike dhe sigurimeve shoqërore, etj. Si pasojë, u gjetën detyrime të prapambetura të shtetit ndaj bizneseve dhe individëve në rreth 5.4% e PPB-së, një administratë e tatim/taksave arbitrare, jobashkëpunuese me biznesin, që bënte ndryshime të shumta arbitrare të legjislacionit fiskal, në një kohë që niveli i borxhit publik kaloi në 70.5% të PPB-së që në 2013-ën.
Rritja e lartë e kredive me probleme në rreth 24% dhe ulja e kreditimit, ulja e ritmit të rritjes ekonomike në 0.4% (më e ulti pas 1997-ës), kriza e thellë financiare në sektorin energjetik sollën në mënyrë të pashmangshme një nivel të ulët besueshmërie tek qeveria shqiptare.
Qeveria aktuale, me asistencën dhe dakordësinë e FMN, BB dhe BE-së, është fokusuar tek konsolidimi fiskal (borxhi në rënie), përmirësimin e menaxhimit të financave publike që të mos krijohen më detyrime të prapambetura, masa për rritjen e sigurisë së sektorit financiar, reformë në sektorin e energjetikës e pensioneve, tha ministri. Sipas tij, objektiv do jenë rritja e performancës së të ardhurave, shlyerja e detyrimeve, rivendosja e besimit qeveri-biznes e institucionalizimi i komunikimit me biznesin dhe grupet e interesit.
Shkrimi u botua sot në "Shqiptarja.com" (print) 24 maj 2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24