Një çantë e dyshimtë e lënë në një prej rrugëve më të populluara të “21 Dhjetorit”, ka alarmuar të gjithë strukturën e Policisë së Tiranës, përfshirë edhe forcat RENEA dhe ato xheniere.
Policia bëri rrethimin e zonës si dhe evakuimin e njerëzve, duke vendosur një perimetër sigurie.
Fatmirësisht, çanta e kuqe e lënë në një zonat më të populluara, pas kontrollit të ushtruar nga forcat xheniere, ka rezultuar se nuk paraqiste asnjë rrezik për banorët e zonës si dhe qytetarët që qarkullonin në rrugë.
Pas kontrollit të çantës me qen anti-eksplozivë dhe kontrollit të saj me pajisje për të parë çfarë ndodhej në brendësi, ka qenë një oficer i forcave xheniere ai që e ka hapur çantën e dyshimtë.
U trajtua si alarm për bombë, alarmoi policinë
Çanta e gjetur në zonën e "21 Dhjetorit", në fillim u trajtua si një alarm për bombë, duke "ngritur në këmbë" strukturën e Policisë së Tiranës, përfshirë edhe forcat RENEA dhe ato xheniere.
Policia devijoi edhe trafikun e makinave, duke mos lejuar automjetet që të qarkullonin drejt Vasil Shantos, por u devijuan në ”Myslym Shyri”.
Pas kësaj u kërkua edhe ndërhyrja e forcave xheneriere për një shpërthim të kontrolluar.
Por, për fat të mirë pas hapjes së saj, çanta e dyshimtë rezultoi të ishte një çantë e lënë në rrugë, brenda të cilës nuk kishte asnjë lëndë e cila mund të paraqiste rrezik për qytetarët
[gallery]23558[/gallery]

Zhvillimet minutë pas minute
Ora14:01 Çanta i përket një gruaje të moshuar
Çanta e cila ka alarmuar gjithë strukturën e Policisë së Tiranës, i përket një gruaje të moshuar.
Ora 13:53 Alarmi për bombë rezultoi fals
Forcat xheniere kanë realizuar hapjen e çantës së dyshimtë, e cila rezultoi të ishte një çantë e lënë në rrugë, brenda të cilës nuk kishte asnjë lëndë e cila mund të paraqiste rrezik për qytetarët.

Ora 13:43 Forcat xheniere po bëjnë përgatitjen për shpërthim të kontrolluar
Forcat xheniere të cilat kanë mbërritur në vendngjarje, janë duke u përgatitur për të bërë një shpërthim të kontrolluar. Policia ka marrë masa për të larguar qytetarët dhe ka këshilluar bizneset në zonë që të mbyllin qepenat për të shmangur dëmet.
Ora 13: 33 Forcat xheniere mbërrijnë në vendngjarje
Kanë mbërritur në vendngjarje forcat xheneriere, si edhe është qeni nuhatës, i cili nga reagimi i qenit anti-eksploziv duket se nuk kemi të bëjmë me një lëndë eksplozive.
Ora 13:20 Kërkohet ndërhyrja e grupit të xheniereve
Ora 13:10 Policia devijon trafikun
Uniformat blu kanë devijuar trafikun e makinave, duke mos lejuar automjetet që të qarkullojnë drejt Vasil Shantos, por janë devijuar në ”Myslym Shyri”.
/Shqiptarja.com

VIDEO