Supermodelja Cara Delevingne ka pozuar topless bashkë me një mashkull tjetër për fushatën Nipple.

Ata kanë treguar ngjashmërinë midis gjoksit të femrës dhe gjoksit të mashkullit.

Dallimi i vetëm është se në gjoksin e mashkullit është shkruar “Free” (I lirë)  dhe në gjoksin e Carës është shkruajtur “Censured” (e çensuruar).

cara delevingne

Nipple është një lëvizje kundër ligjeve të çensurimit në SHBA e cila përdor rrjetet sociale për këtë mision.

Ideja për të zgjedhur Carën si imazh të kësaj fushate erdhi pasi Cara kishte veshur në shkurt të këtij viti një bluzë T-shirt të markës Nipple Free gjatë një vizite në shtëpinë e Ambasadorit Amerikan e shoqëruar nga Taylor Swift dhe Ed Sheeran.

Bluza kishte të vizatuar gjoksin duke realizuar art në veshjen e saj.

Mesazhi i fushatës është ai i barazisë gjinore midis burrave dhe grave.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)