Çështja e kartonit të Emiliano Sala, ish-futbollisti të Nantes që prej më shumë se 7 muajsh ka ndërruar jetë, ka shkuar në gjykatën e arbitrazhit sportiv, ose ndryshe në CAS. Vendimi është marrë nga klubi i Cardiff që e bleu nga francezët, edhe pse në Angli Sala fatkeqësisht nuk zhvilloi asnjë ndeshje.
Dy ditë më parë FIFA vendosi në favor të Nantes duke urdhëruar Cardiff që të pagunte çmimin e kartonit të Sala, që në marrëveshjen e klubeve ishte vendosur shifra e 20 mln eurove. Në statusin e FIFA-s thuhej: “Në një takim të mbajtur më 25 shtator 2019, Komiteti i Statusit të Lojtarit në FIFA vendosi që Cardiff City duhet të paguajë Nantes 6 milion euro, që korrespondojnë me këstin e parë, në përputhje me marrëveshjen e transferimit të lidhur midis palëve në 19 janar 2019 për transferimin e të ndjerit Emiliano Sala nga FC Nantes në Cardiff.”
Me vendim gjithsesi nuk ka qenë dakord Cardiff, që sipas raportimeve e ka dërguar çështjen në CAS të Lozanës.
Më 21 janar Sala po udhëtonte drejt Anglisë për t’iu bashkuar klubit të Cardiff, por avioni më të cilin po ndodhte u zhduk në kanalin e La Manshit. Së bashku me të ishte edhe piloti, që ashtu si Sala fatkeqësisht humbi jetën.