FIER - Report TV ka siguruar një video, ku Forcat e Ushtrisë shpëtuan nga mbytja 220 krerë bagëti të imëta.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara ushtria gjithashtu me ndihmën e banorëve kanë arritur të shpëtojnë delet nga rrjedha e ujit e cila ka arritur në disa centimetra.
Po ashtu raportohet se në një stallë të fshatit ata kanë nxjerrë nga zona e rrezikut edhe 200 qengja.
Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë.
Deri më tani raportohet se 3500 hektarë tokë bujqësore është e përmbytur totalisht.
Komente











Pēr fat tē keq,disa dele i lat që ti merte uji.Keq ardhje për ato shpirta të pafajshëm.
PërgjigjuSi i ka shpetuar kryeministrit kjo video ?
PërgjigjuJu lumtë
Përgjigju