Carleton Coon: Portretet e viganëve
të Shqipërisë së Veriut

Carleton Coon: Portretet e viganëve<br />të Shqipërisë së Veriut
TIRANE- Fotografitë e rralla të 1929-1930, realizuar në malësitë e veriut të Shqipërisë nga antropologu amerikan, botuar në 1950 në librin “Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut...”

Rraca e shqiptarëve kishte karakteristika të atilla,  që e bëri antropologun amerikn Carleton Coon të kalonte thuajse një vit udhëve të veriut të Shqipërisë. Në fshatrat më të thella të malësisë së veriut, Coon gjeti karakteret që i duheshin për studimet e tij. Takonte burra, gra, fëmijë e pleq. Bënte ca matje të çuditshme, që me shumë gjasa, banorëve të këtyre anëve ju dukeshin jashtë mendsh.  Studionte tiparet e portretit, flokët, gjatësinë trupore, gjymtyrët... I fotografonte thuajse të gjithë malësorët gegë që takonte.

Fiksonte me aparatin e tij portretin ballor dhe profilin. Po ashtu mbante shënime për seicilin prej tyre, pas matjeve të hollësishme që ju bënte. Në këtë udhëtim e shoqëronte një mik i afërt i tij, shqiptar, të cilin e kishte punësuar si asistentin e tij. Ai quhej Stavri Frashëri.

Falë kësaj dysheje Coon - Frashëri, që qëmtonin karakteristikat e rracës shqiptare maleve të veriut të Shqipërisë përgjatë vitit 1929-1930, sot kemi të dokumentuar të dhëna shumë të rëndësishme mbi antroplogjinë e gegëve, të cilat së bashku me studimin e tij dhe një album me foto të zgjedhura Carleton Coon i botoi në librin e tij “Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut” botuar në Kembrixh në 1950.  Fotot që botojmë sot, janë sjellë në vëmendjen tonë nga studiuesi i palodhur Robert Elsie, i cili na orienton edhe për botimin e rëndësishëm që realizoi në 1950 antropologu amerikan Coon.
 
Në shkencë dhe zbulim
Carleton Coon lindi në Masaçusets në vitin 1904. Studioi fillimisht për egjiptologji dhe antropologji në Universitetin e Harvardit, degë për të cilat u diplomua në vitin 1925. Në këtë drejtim ai kreu kërkime dhe punoi si asistent dhe profesor në Universitetin e Harvardit. Më tej po në fushën e antropologjisë ai dha mësime edhe në Universitetin e Pensilvanisë (1948-1963). Gjatë kësaj periudhe ai ideoi dhe realizoi edhe muuzeun universitar të Filadelfias.

Coon, kreu hulumtime antropologjike në Afrikë fillimisht në Marok  në vitin 1925 e më tej në Etiopi në vitin 1933. Po ashtu kërkimet e tij i shtriu edhe në Lindjen e Mesme, në Amerikën e Jugut dhe në Indi, mbi të cilat ai më vonë realizoi një varg veprash shkencore. Lufta e Dytë Botërore i shtoi karrierës së tij një tjetër profil. Gjatë udhëtimeve të tij për arsye shkencore,  Coon iu përkushtua edhe zbulimit, një punë që e bënte për llogari të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (Office of Strategic Services – OSS), pararendësja e CIA-s.
 
Në vendin e viganëve
“Gjatë viteve 1929-1930 Carleton Coon ndodhej në Shqipëri ku kreu një studim antropometrik mbi 1.067 shqiptarë të dhjetë zonave të Veriut, duke iu matur madhësitë dhe format e trupave të tyre. Ky studim u përfundua në vitet 1946-1947 me ndihmën e komunitetit shqiptar të Bostonit”, shkruan studiuesi Robert Elsie, në prezantimin e fotografive të realizuara nga Carleton Coon.

Pas përfundimit të kërkimeve të tij shkencore ai nisi përgatitjen e një libri mbi këtë temë, të cilin e botoi në Kembrixh më 1950 me titullin “The Mountains of Giants: a Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Tribes (Malësia e viganëve: studim racor dhe kulturor i fiseve të malësisë së Shqipërisë së Veriut)”. Puna e tij kishte qenë e tepër e lodhshme, voluminoze, kërkimet të gjata, një punë që në fund duket se nuk i dha autorit frytet që ai priste. Jehona shkencore e punës kërkimore të  Carleton Coon ishte e kufizuar duke qenë se, “pas Luftë së Dytë Botërore, studime të tilla të antropologjisë fizike dhe të tipareve racore u bënë tabu apo kishin humbur interes”, sqaron studiuesi Robert Elsie, duke shtuar se gjithësesi interes të veçantë ngjallin fotografitë që Coon realizoi gjatë udhëtimeve nëpër dhjetë zonat e veriut shqiptar.

Përveç tyre me mjaft interes janë edhe fotot që mblodhi e botoi nga ana e tij Stavri Frashër në librin e tij “Përmes Mirditës në dimër”, botuar në Korçë 1930 dhe në versionin anglisht “Through Mirdite in Ëinter,” Boulldër 2002. Me materialet fotografike të këtyre dy autorëve studiuesi Elsie ka ndërtuar një album të veçantë, të cilin e ka promovuar në faqen e tij këto ditë, e prej nga i kemi zgjedhur edhe ne këto ekzemplarë për t’ia prezantuar lexuesit tonë.

Në ditëlindjen e Zogut
Dy foto mjaft të veçanta janë përfshirë në albumin e përgatitur nga Robert Elsie me fotot e Carleton Coon dhe Stavri Frashërit. Ndryshe nga portretet e malësorëve të veriut, këto janë imazhe të një grupi këngëtarës nga Labëria, të cilët janë fotografuar teksa këndojnë, veshur me kostumet e tyre tradicionale, gjatë ceremonisë së ditëlindjes së mbretit Zog në vititn 1929. 

carleton coon


















carleton coon












carleton coon






















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit