Trajneri aktual i ekipit të PSG, Carlo Anceloti është më pranë se kurrë ekipit të Realit të Madridit këtë edicion. Vetë tekniku Italian e ka pohuar një gjë të tillë duke iu përgjigjur mediave për interesimin e madrilenëve, Anceloti deklaroi se

“Tani mendoj vetëm për fitimin e titullit dhe për festën që do të pasojë te PSG, por është e vështirë t’i thuash jo Realit të Madridit, ndonëse në Paris ndihem mirë e jetoj po aq mire.

Kam qenë shumë pranë kalimit të Realit edhe para pak kohësh, por në fund përfundova te ekipi Celsit” thotë ai. Ndërsa e përditshmja angleze ‘The Sun’ shkruan në numrin e saj se Murinjo tashmë ka firmosur një kontratë me ekipin londinez të

Çelsit duke e bërë fakt të kryer kalimin në Angli dhe largimin nga Reali pas tre edicionesh.