Carlo Bollino: Basha ishte në Kukës! Pse gënjen kur thotë se nuk është takuar kurrë me Milaim Bellanicën?

TIRANË- Gazetari Carlo Bollino deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha gënjen kur thotë se nuk e ka takuar Milaim Bellanicën në Kukes. Bollino rrëfeu në emisionin 'Open' te Eni Vasili se në fillim të prill të 1999 ka qenë vetë në Kukës si gazetar i agjencisë Italiane të lajmeve ANSA kur ka ndodhur edhe takimi i pretenduar Bellanica -Basha dhe atje ishte edhe zoti Lulzim Basha bashke me një prokuror të Gjykatës Nderkombetare të Hagës per krimet ne ish-Jugosllavi.  Bollino thekson se nuk ka prova dhe nuk beson personalisht që Basha ka zhdukur kasetën që shërbente si një provë e fortë për krimet serbe në Kosovë, sic pretendon Milaim Bellanica, por kundershton faktin që kryedemokrati e mohon këtë takim me të. Basha ka qenë në Kukës, dhe Bollino thotë se për këtë ka dijeni edhe presidenti Ilir Meta sepse ishte ne te njejtin Hotel Turizmi te Kukesit si perfaquesues i plotefuqishëm i qeverisë shqiptare per te menaxhuar krizën e refugjatëve. 

"E kam parë Bashën në Kukës në fillim të prillit 1999, ai ka ardhur në Kukës si përfaqësues i Tribunalit të Hagës i shoqëruar nga një prokuror sudafrikan me origjine indiane, Rajandiren Muruga. Unë isha atje si gazetar i ANSA-s dhe kam intervistuar personalisht dëshmitarin e parë sapo te shpetuar nga Krusha e Madhe që ka treguar masakrën. Në 5 prill është transmetuar në ANSA lajmi i masakrës, dhe të njëjtën ditë prokurori Muruga me Bashën e kanë marre në pyetje të njëjtin dëshmitar. Unë pastaj kam intervistuar prokurorin që më tha që ky dëshmitar "bashkë me videon që ka transmetuar TV Britanik"  BBC "është dëshmia më e fortë që ne kemi".  

Bolino ka kujtuar qe edhe Bellanica e ka treguar qe  pas transmetimit nga BBC te pjesës së videos mbi masakrën qe kishte dorezuar, e ka takuar Bashën duke permendur pikerisht prokurorin Muruga, dhe  e kane marrë në pyteje. Sipas Bellanicës ka qene ky momenti kur ai i ka dorezuar Lulzim Bashës, si perfaqesuesi i Hagës, kasetën që sipas tij pastaj u zhduk. 

Pse Basha nuk e pranon që ka takuar Bellanicën? "Ai ka qenë bashkë me prokurorin Muruga te Hotel Turizmi, unë isha në një hotel tjetër. Te Turizmi ka qenë edhe Ilir Meta, si përfaqësues i shtetit shqiptar dhe Meta mund të dëshmojë që Basha ka qenë aty ditën e investigimit, pastaj kanë ardhur edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës së Hagës. Nuk besoj që Basha ka ndikuar në zhdukjen e kasetës edhe nëse flasim për 2 kaseta . Sipas Bellanicës njera ka qenë vetëm audio, ku degjohet zeri i paraushatarakëve serbë. Kaseta tjeter kishte pamjen e masakrës. "BBC nuk ka marrë këtë audio sipas tij, por nuk besoj që Basha e ka zhdukur, mund ta ketë humbur ai, apo gjykata e Hagës, por për mua ka rëndësi pse Basha nuk po tregon të vërtetën", tha Bollino. 

Një tjetër pikë për të cilën gazetari shprehet se Basha gënjen është te deklarata se "UNMIK nuk ka pasur kompetenca për të hetuar jashtë Kosovës". Pra sipas Bashës nuk ka pasur mundesi qe peruviani Jose Pablo Bajrabar ka hetuar rastin e "shtëpisë së verdhë" ne Burrel, ku pretendon qe ishte edhe Lulzim Basha si perkthyes, "pse ishte jashte kompetencave".  Ne fakt Bollino ka treguar raportin paraprak te hartuar pikerisht nga Pablo Bajhrabar pas inspektimit ne Burrel, gje qe verteton qe investigimet atje jane zhvilluar realisht. 

Bollino ka evidentuar qe ndryshe nga pretendimet e Lulzim Bashës, Jose Pablo Baraybar nuk ishte thjesht nje eskpert anatompatologu, por nga qershori 2002 ishte emeruar shefi i Zyrës per njerez te humbur (shqiptare dhe serbe) prane Departmenti të drejtësisë te Unmik, ku ishte punesuar edhe Lulzim Basha.  "Nëse nuk ka asgjë për të fshehur mjafton që të tregonte me dokumenta rolin e tij ne gjykatën e Hagës, prezencën në Kukës dhe marrëdhënien me Bayrabar", shtoi Bollino 

Për Bollinon "kur Basha në 1999-2000 ka ardhur ne Kosova bashkë me familjen e vet dhe një pjesë të familjes së Sali Berishës, ishte një moment kur opinioni shqiptar ishte ndarë pro dhe kundër UCK: Berisha dhe Partia demokratike ka qenë kundër UCK, dhe çuditërish të njëjtët njerëz, Basha dhe familja Berisha shkojnë në Kosovë dhe sot jane akuzuar qe kane hetuar kundër UCK. Ne se është vërtete,  ka ndodhur jo për t'i shërbyer Millosheviçit, por për kundërshtuar UCK-në që sipas Berishës ishte forca esktremiste e të majtës. Ishte një çështje politike e brendshme, një çështje e Berishës në mbështetje të Rugovës dhe Bujar Bukoshi, kundër Hashim Thaçit dhe UCK", analizoi Bollino në 'Open'. 

"Nuk besoj qe zoti Basha ka bere vepra penale - perfundon Bollino - por ne politikë te genjesh eshte krimi etik: nje politikan nuk duhet të genjeje. Dhe per te treguar qe nuk genjen do ishte interesi i tij të tregonte me dokumenta dhe kontratën e punes cfare ka bere realisht prane gjykatës së Hagës dhe Unmik nga 1998 deri ne 2004''. 

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 20/11/2020 17:40

    Po loqke fare pska qene ky Lulushka.Don te behet dhe Karminister

    Përgjigju
  • BENI: 20/11/2020 17:30

    KOT LODHENI O NJEREZ,,SALIU,,BASHA,,META,,JANE TRE FUNDERRINAT E SHQIPERISE TE PARICIKLUESHME,,,PER KRIMET DHE VJEDHJET QE I KANE BERE POPULLIT SHQIPTAR UNE DO I VARJA TE TRE NE LITAR....

    Përgjigju
  • A...Zh: 20/11/2020 11:32

    Respekte or burre, cdo dite e konfirmon veten si misionare per te miren e ketij vendi!

    Përgjigju
  • BULLONI NDRYSHKUR: 20/11/2020 11:01

    O BULLON NË TRU O HU PO TI DUKESH QË JE TRU PESHK. BOLLINO VJEN NGA FAMILJE INTELEKTUALËSH KTU E 100 VJET PARA. KURSE TI E LYL KRIMINELI VINI NGA FAMILJE ANALFABETËSH E ORDINERËSH. GJYSHI JOT O BULLON I NDRYSHKUR KA FSHIR OSE KA GËRMUAR NËPËR KAZANAT E PLERAVE PËR TË JETUAR PO ASHTU DHE GJYSHI BASHËS KA QEN DYLBER Ö BULLONI SKADUAR. BOLLINO VJEN NGA ITALIA NJË VËND QË ËSHTË NË 7 E BOTËS. KURSE TI O BULLON I NDRYSHKUR VJEN NGA MALI TE TOK E XANME E DO TI O IDJOT TI JAPËSH MEND KARLO BOLLINOS NJË GAZETARI EKSELENT E NJË INTELEKTUAL BRILANT. KURSE TI MOR BULLON I NDRYSHKUR SHYQYR QË KE MËSUAR TË SHKRUASH O MALOK KOK PA LAR.

    Përgjigju
  • Katunari: 20/11/2020 09:53

    Basha nuk tregon dot se çfare ka punuar se i vjen turp. Ne gjykaten e hages ka qene "pastrues". Ju po e nxirrni sikur ka qene gjykates apo krijuesi vete i gjykates se Hages. Ai po kenaqet me kete histori se kjo po tmerron gjithe kundershtaret e tij politik.

    Përgjigju
  • Bulloni: 20/11/2020 09:49

    KarLo, keni kapur temen e gabuar per te goditur Bashen. Sa me shume dhe me intensitet e godisni, automatikisht i forcohet mburoja. Koha e Rames skadoi. Cdo njeri ka kohen e vete, nuk del dot pertej asaj qe te takon se pastaj je uzurpator.

    Përgjigju
    • meri: 20/11/2020 11:12

      Fatkeqsi per "bulloni"te qenkan ndryshkosur VIDAT.Tema qe eshte hapur eshte me se e drejte,Basha eshte nji personazh"UFO",i MISTERSHEM qe nuk dim asgje per jeten e tij,i cili pretendon te behet K,Minister.Nji politikan qe pretendon te ngrihet ne karrier duhet te jet i pater si kristali...dhe jo mashtrus.Saper RAMEN,( nuk del dot pertej asaj qe takon se pastaj je uzurpator)neqoftese populli e do,dhe e voton,nuk ka perse quhet zaptus.

  • Patrioti i flakte: 20/11/2020 09:48

    Merrni shembull nga italiani qe e heq veten patriot Bravo z. Bollino Ty te ngrihet nje permendore per se gjalli Ty te ngresh kapelen jo ketyre plehrave qe per karriket e tyre jane gati te falin bregdetin dhe pjese te tjera te kombit

    Përgjigju
  • Petro: 20/11/2020 09:07

    Gjithe jeta e Bashes dhe e mesuesit të tije Berisha eshte nje genjeshter ne kurriz të Kosovës dhe Shqiperise

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/11/2020 08:23

    Bollino është i lindur 150 vite para këtyre plehrave të pa cip

    Përgjigju
  • BRILANT: 20/11/2020 07:59

    KARLO BOLLINO JE NJË NJERI ME KARAKTER ME DINJITET ME MORAL TË LART NJË NJERI BRILANT. TI FLET ME FAKTE TI FLET ME ÇILTËRSI. TI NUK JE SI ANDI BUSHMUTI KLYSHI KOMONIST QË NA ËSHTË BËR DEMOKRAT. E TË DËGJOSH KTË BIR KURVE QË NA TREGON PRALLA BAJATE TI JE DIAMANT O KARLO BOLLINO. KTA KLYSHA KOMONISTASH SI KY ANDI BUSHSHURRA JAN BËR TË PA DURUSHËM. DERI DJE GJYSHI TI HYSNI KAPO VRISTE E INTERNONTE SHQIPTARËT KURSE KY NA TREGON LYL KRIMINELIN HAJDUT SI ËNGJËLL. PO ÇFAR TI BËSH KSHU KA ATDH JETA NË ALBANISTAN.

    Përgjigju
  • Grande: 20/11/2020 07:25

    .I saktë.,realist.,i vetmi Gazetar edhe Patriot më shumë se gjithë ShqipFolësit e Kombit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja