Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, Analisti Lapardhaja solidarizohet me gazetarin e botuesin: Ish kryeministri përgjegjës për polarizimin ekstrem në vend

Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino është kërcënuar fizikisht dhe ofenduar në rrugë nga militantë të Sali Berishës, të nxitur dhe nga fushata e shpifjeve që prej dy javësh ka ndërmarrë ish kryeministri. Këto kërcënime fizike pasojnë ofendimet e përditshme të social medias nga ana e militantëve të cilët përdorin dhe ofendime raciste.

Gazetarë dhe njerëz të botës së medias solidarizohen krah gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino ndërsa quajnë të papranueshme dhe dënojnë këto lincime.

Në një reagim për Report Tv pedagogu dhe analisti Namir Lapardhaja dënon këtë sjellje për të cilën Berisha është përgjegjës për polarizimin ekstrem të narrativës politike dhe sugjeron gazetarin Bollino t’i drejtohet institucioneve.

“Solidarizohem ndaj kujtdo gazetari apo punonjës së shtypit. Pavarësisht se me zotin Bollino nuk mund të ndaj të njëjtat mendime apo qëndrime jam gati të jap gjithçka që ato të shprehen lirisht. Kjo është elementare në demokraci.
Retorika dhe narrativa e zotit Berisha nuk është e re. Ai është përgjegjës për polarizimin ekstrem të narrativës politike në Shqipëri.Ka një parim që na mëson historia, ata të cilët godasin, nxisin thurin intriga dhe urrejtje nga këto do tu vijë fundi. Më vjen keq për atë që ka ndodhur.
Nuk do të doja kurrsesi që këto kërcënime, që ato kërcënime që ne shpesh herë, në mënyrë apo në një tjetër jemi pjesë e lincimeve nga militant që fatkeqësisht verbërisht vijojnë të besojnë në retorikën e Sali Berishës, të bëhen realitet. Zoti Bollino ti drejtohet institucioneve sepse kjo çështje nuk mund të zgjidhet duke u lënë në ajër. Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj urrejtjes dhe lincimeve narrative”  tha Lapardhaja për emisionin 'Sot Live në Shqipëri' për Report Tv. 

Botuesi dhe gazetari Bollino ka informuar instistucionet përkatëse për kërcënimet. Përmes një shkrimi e paralajmëron publikisht Sali Berishën

“Çdo gjë që mund të më ndodhë mua, apo televizionit tim, Sali Berisha do të jetë përgjegjës personalisht. Nxitja ndaj urrejtjes dhe dhunës dhe urrejtja me sfond racist vetëm për faktin se jam italian, është e barabartë me kryerjen e saj personalisht!” shkruan Bollino.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat