Bollino paralajmëron Berishën: Po nxit urrejtjen e militantëve që më kërcënojnë në rrugë! Je përgjegjës për veprimet e tyre!

Dy herë radhazi, vetëm në tri ditët e fundit, në qendër të Tiranës, persona të panjohur m’u afruan në rrugë duke më kërcënuar dhe ofenduar. Në të dy rastet shprehën mbështetje për “doktorin” dhe sharje dhe kërcënime ndaj meje. Një gjë e tillë nuk më ndodhte që prej 1997-s!”. Prej ofendimeve të përditshme në socialmedia nga ana e militantëve të Berishës që dinë të shkruajnë, tani fjala po i kalon kërcënimeve fizike nga ana e militantëve berishanë analfabetë, të cilët të nxitur nga argumentimet e tij, nuk harrojnë asnjëherë dhe ofendimet raciste si “italjoni...”, sikur unë nuk paskam të drejtë të kem aktivitetin tim në Shqipëri. Për këtë tashmë kam informuar dhe institucionet përkatëse. 

Ky përshkallëzim i rrezikshëm është rezultati i një fushate sulmi publik që Sali Berisha ka nisur tashmë ndaj meje prej 15 ditësh, përmes konferencave të përditshme për shtyp, të transmetuara Live në dy tre televizione,  në të cilat deliron për toka të grabitura, vjedhje miliardere, krime mafioze, VKM ilegale, deri në bilance të manipuluara duke më shënjestruar si "hajdut", "kriminel" dhe "mafioz". Akuza sa qesharake, aq paradoksale pikërisht sepse vijnë nga kreu i nje familje  që në 30 vite ka kryer vetë çdo lloj shkelje, kriminale apo financiare dhe që tani që është në opozitë e që mund të vjedhë më pak, ka krijuar një televizion për propagandën personale me para’ të pista dhe bilance të falsifikuara. Fakti që deri më tani është i pandëshkuar, nuk do të thotë se do të qëndrojë si i tillë edhe në të ardhmen. Por jo për meritën time.

Nuk e kam përgatitur unë dosjen për Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli familjen Berisha “non grata” për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për qeverinë britanike e cila deklaroi Sali Berishën “person non grata” për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Nuk e kam përgatitur unë dosjen për SPAK-un që i ka vendosur masa shtrënguese Sali Berishës dhe dhëndrit të tij për pastrim parash dhe korrupsion. Dhe as nuk jam unë dëshmitar në atë proces, siç e shpik Berisha “në pretencat” e tij të pabaza. 

Problemi është se Berisha, i verbuar nga urrejtja, më konsideron fajtor të halleve të tij personale (si zakonisht duke më mbivlerësuar) dhe për hakmarrje ka nisur këtë linçim publik ndaj meje që po nxit urrejtjen mes militantëve të tij. Duke më dedikuar mua gjashtë konferencat e fundit për shtyp në të vërtetë Berisha po përmbys të gjithë axhendën e opozitës: në vend që të flasë për çështjet supreme që po shtyjnë deputetët e tij të bojkotojnë punimet në parlament duke u përpjekur ta djegin, ai flet për mua!!!Me sa duket, pasi është kompromentuar nga oligarkë, ish ministra (dhe ministra) dhe kriminelë të ndryshëm, kam mbetur vetëm unë e pak të tjerë për t’u sulmuar publikisht. Për të ndjekur etjen e tij për hakmarrje primitive dhe personale, po tradhton principet e lëvizjes së tij politike dhe po banalizon dhe relativizon objektivat e vërteta të protestës së opozitës. Skandalet e denoncuara për 10 vite nga opozita e tij pra ishin të shpikura, një tullumbace gjigande shpifjesh që u shfry duke lënë në duart e tij vetëm mua. Të dëgjosh Berishën në këto ditët e fundit, mendohet se problemi më i madh i Shqipërisë është televizioni im dhe ato 4000 m2 me qira mbi të cilin është ndërtuar. Është qesharake edhe ta shkruash një gjë të tillë. 

Berisha është i bindur se duke sulmuar çdo ditë Carlo Bollinon mund të fitojë zgjedhjet dhe të kthehet në pushtet! Sa vetë përveç tij dhe dhëndrit të tij e besojnë këtë me të vërtetë?! Duke parë dhe mesazhet që marr nga deputetë të tij, duket se tashmë është gjithnjë e më i vetmuar në delirin dhe hakmarrjen familjare. Prandaj, le të vazhdojë, pasi me shpifjet e tij jam mësuar prej 30 vitesh.

Por, ama duhet të bëjë kujdes, pasi i vetmi rezultat që po arrin me mundim është se po më ekspozon në shënjestrën e ndonjë militanti të vet, ndër më fanatikët. Ndaj për këtë arsye e paralajmëroj publikisht: Çdo gjë që mund të më ndodhë mua, apo televizionit tim, Sali Berisha do të jetë përgjegjës personalisht. Nxitja ndaj urrejtjes dhe dhunës dhe urrejtja me sfond racist vetëm për faktin se jam italian, është e barabartë me kryerjen e saj personalisht! 

Sa i takon rezultatit politik që kjo strategji komike dhe e dëshpëruar do të prodhojë, Berisha do t’i japë llogari atyre pak kamikazëve që i kanë mbetur përreth, pas humbjes elektorale te radhës.

a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 09/12/2023 20:58

    VO: -Taktika e Sb në 33 vite vazhdon të jetë:Vidh,Vrit,Shpif,Denigro këdo që i del kundër-sipas KANUNIT L.Dulagjinit, të cilin ka daklaruar se e pranon 100 %. -Fatkeqsia qëndron se Sb shan DITËN dhe vret NATËN,ku nën sundimin e Tij jan vrarë mbi 20.000 njëtz të pafajshëm që dihen tashmë.Kjo ka ndodhur në vite në pushtet e Opozitë..të gjithëpushtetshëm pa ndëshkim si askund tjetër në BOTËN DEMOKRATIKE..! -Dihet tashmë se pas Sb qëndrojë BANDAT Militante IDIOTE që paguen nga paret e Popullit(firmat rentiere e 500 ekonomive 46 vjeçare)etj,të ardhur nga MALET,RRETHINAT duke zaptuarë pronat e tjetrit sipas thirrrjes së Tij 1990 për VOTA..! -Shpifjet e përditëshme të Sb në Kuvënd e MEDJE të kapura prej Tij 99 % që në 2005,kan HELMUAR 20 % të popullsisë.. të atyre që e mbështesin,ndaj në Shqipëri po shtohet HAKMARRJA PRIMITIVE ngjashëm me TËËË! -Fatkeqsia Nr.2 qëndron te DREJTËSIA E TREDHUR prej tij që i mban SEHIR NË 33 VITE,qëkurse e kapi në 1992 me kursin 6 mujor. -Rep.TV ka kën objektivi Tij për ta mposhtur,pasi nuk e ka kapur dot. -Dhuna që u përdor më parë ndaj gazetarit ADRIATIK DOÇI kaloi pa u vën "RE" nga DREJTËSIA që nga frika e Tij i kan rën poturret në fund të këmbëve..! - Mos paraqitja e Sb për 3 her rresht në GJYKATË e tregon këtë 100 % mësëmiri..! -Po kështu,fakti që asnjë medje tjetër nuk ka folur për shpifjet dhe dhunën e Sb ndaj Carlo Bolinos tregon se Ato jan në KOMA nga frika e këtij PËRBINDËSHI KAMPION BOTE NË SHEKULLIN 21. -Gazetari më i mirë PERËNDIMOR në Shqipëri C.Bollino duhet të mbrohet nga SHTETI,pasi Sb edhe sikur KRISHTI E MUHAMETI TI THON-NDAL:NUK NDALET NGA MARRËZIT E TIJ.Ndaj Shqipëria po vuan nga DESTABILIZIMI TIJ 33 VJEÇAR.NDAJ NJËRËZIA PO IKËN NGA SYT-KËMBËT PREJ TIJ DHE NGA ASKUSH TJETËR..! Kush thot JO..Është b..lëpirsi Tij..! -REP.TV të bojkotoi fytyrën e Tij dhe të botoi e shfaq të gjitha FAKTET E TIJ NON GRATA FAMILJARISHT & ME HA-LE-ATËT..!

    Përgjigju
  • niku: 09/12/2023 20:42

    opozita nuk di ku ka koken.

    Përgjigju
  • beni: 08/12/2023 17:37

    mos u merzit Carlo

    Përgjigju
  • Ilirjan: 07/12/2023 21:49

    Carlo është nje prej Nesh,"uno di noi".Më shqiptar se shume te lindur ne kete vend.Solidariteti ynë është DETYRIM ndaj Bollinos.Ata halabake te saliut,te mos guxojne ta prekin,dhe skane per ta prekur se u kane rene breket ne fund te kembeve.

    Përgjigju
  • Gripi: 07/12/2023 21:02

    Do vaxhdojne te kercenojne madje i druhem edhe veprimene te dhunshme te ndonje miltanti idiot. Median nuk po e lufton Berish Qameti por po e Sulmon SPAK-u anemik dhe i pavlere. Po e sulmon bisha e plagosur e mafies qe po zvarritet dhe nuk po jep shpirt per faj te SPAK qe nuk zbaton ligjin. Deri ne momentin qe Kucedres do i pritet koka bishtat do perbejne kercenim jo vetem per Bollinon, por per kedo tjeter qe i tregon me gisht. Bollino duhet te ruhet vete dhe te merret ne mbrojtje deri ne momentin qe mafia Berisha do ekzistoje.

    Përgjigju
  • Niku: 07/12/2023 18:48

    Te meret ne mbrojtie nga shteti Carlo Bollino ... eshte gazetari me i mire ne shqiperi eshte fat per shqiperin ,nder te paktit gazetar qe shkruan te verteten me fakte. Duhet te ruhet nga familja berisha ,familja berisha ka aq pasuri sa perballon edhe nje lufte me armatime te renda.

    Përgjigju
  • Koli: 07/12/2023 18:40

    Kercenimet janê presion psikologjik pêr tê arritur qêllimet e tyre. Kêshtuqê vazhdo Carlo mos u ndjeni i pasigurt.

    Përgjigju
  • Emigrant: 07/12/2023 18:16

    Respekt per ty bollino Por e ndjeve rrezikun kerko mbrojtje nga shteti apo nga shteti italian sepse njetezit si berisha skan bese Te vrasin naten e te qajn diten

    Përgjigju
  • LORA: 07/12/2023 16:57

    Respekt Carko Bollino, per kontributet tuaja ekskluzive ne kultivimin e nje gazetarie profesionale.

    Përgjigju
  • dane: 07/12/2023 14:25

    Nuk eshte faji i kriminelit Sali non grata por i drejtesise qe nuk vepron.

    Përgjigju
  • populli eshte me ju mr bollino: 07/12/2023 14:11

    FORCA bollino populli nepermjet gazetes tuaj po shikon cdo dite e me mire krimet mashtrimet e zullumet qe kane bere keta pseudodemokrat decada me radhe

    Përgjigju
  • Drini: 07/12/2023 13:58

    Carlo e ka fajin drejtesia pa ben sall krimineli Keshtu Nongrata duhet te ishte ne burg Shpellaret kete dine te bejne tr fshihen pas gardhit dhe te sulmojne Vazhdo o mik me ata pak gazetare te denje qe kane mbetur

    Përgjigju
  • A...Zh: 07/12/2023 13:02

    Qe i denoncon ben mire, por jane frikacake e te liq! Solidaritet e respekt per ju e median tuaj!

    Përgjigju
  • ela: 07/12/2023 12:42

    mos u shqeteso,kete kan bere perher horrat dhe pacaurret e berishes do zoti e largon nga kjo bote se spaku nuk i ben gje sa te jete rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi