Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë

Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë

Që kur Partia Demokratike, 11 vite më parë, humbi pushtetin duke kaluar në opozitë, nisi të pretendojë një mbrojtje speciale pikërisht se ishte “opozitë”. Një pretendim që e kërkojnë nga të gjithë: Shoqëri civile, opinion publik, ambasada e natyrisht nga mediat. Cilido që refuzon të mbështesë opozitën e Sali Berishës etiketohet si tradhëtar apo si i korruptuar nga kryeministri Edi Rama.

Eksperienca e Francës tregon se sa pa kuptim është një pretendim i tillë dhe si ndodhi që faktikisht një komb i tërë mund të mobilizohet jo kundër qeverisë, por tamam kundër opozitës. Një reagim vetëmbrojtje kolektive që ndodh kur konsiderohet që opozita (në rastin e Francës e përfaqësuar nga ekstremi i djathtë i Marine Le Pen) është më e rrezikshme se qeveria. Në Francë votuan kundër opozitës së Le Pen edhe ata që nuk e duan qeverinë e Macron, duke mbështetur koalicionin e majtë që në turin e parë kishte humbur. Tani vendi është i ndarë në tre blloqe politike, por dy të tretat e Francës festuan të bashkuar faktin se shmangën rrezikun për t’ja dorëzuar pushtetin një opozite ekstremiste, të dhunshme dhe anti-perëndimore.

Gjendja e Francës është shumë e ngjashme me atë të Shqipërisë. Opozita që tashmë ka rënë përfundimisht në duart e Sali Berishës, e tremb popullin shqiptar ekzaktësisht si Le Pen tremb popullin francez. Organizimi i protestave të vazhdueshme nëpër sheshe me akte dhune kundër institucioneve në kulmin e sezonit turistik, ndikon në rëndimin e imazhit të frikshëm të kësaj opozite duke mbajtur gjithnjë larg atë elektorat gri që në Francë duke qenë edhe kundër qeverisë, preferoi të votonte ish-komunistët vetëm e vetëm për të mbajtur larg Le Pen nga pallati i Elizeut. Kushdo është më pak i rrezikshëm se sa opozita-Le Pen për shumicën më të madhe të francezëve. Gjithashtu, kushdo është më pak i rrezikshëm nga opozita-Berisha për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Akuzat për korrupsion nuk mjaftojnë ta shuajnë frikën nga kërcënimi i lirisë dhe nga politika e urretjes dhe shpifjes kundër drejtësisë dhe kundër medias.

 

Pikërisht gjuha shpifëse dhe plot urrejtje e kërcënime që Sali Berisha dhe çeta e tij vazhdojnë të drejtojnë kundër kujtdo nuk i mbështet, është bumerang që përditë copëton imazhin e vetë atyre dhe besimin e njerëzve. Duke përhapur frikë, nuk mund të fitosh konsesus, të paktën jo në vitet Dymijë, ku socialmediat në duart e të gjithëve dëshmojnë se si funksionojnë demokracitë përtej kufijve ku jetojnë.

Berisha është i lirë të vazhdojë të protestojë, të kërcënojë e të shpifë pasi kjo është e vetmja mënyrë se si ai e koncepton jetën e tij personale dhe politike. Por ama, pikërisht për këtë arsye do të jetë përherë e më i vetmuar dhe do të vazhdojë të humbasë. Në vitin 2005 u tregua shumë i zoti të vishte maskën e opozitorit të moderuar që e bëri popullin të harrojë grabitjen kolektive të bërë përmes firmave piramidale si dhe luftën civile që bashkë me Gazideden thuri kundër kursimtarëve në revoltë. Tremijë të vdekur që presin ende drejtësi.

Këtë herë Berisha ka vendosur të mos veshë asnjë maskë. Beson se 11 vite në opozitë e kanë pastruar nga krimet e kryera kur ishte në qeverisje dhe kur e ndjente veten të autorizuar jo vetëm të vidhte dhe të përulte shtetin ndaj nevojave të tij familjare, por deri edhe të qëllonte mbi protestuesit dhe të vriste. Berisha sot është i bindur se mund të vazhdojë të tregojë fytyrën e tij autentike, që është ajo e egra, anti-drejtësi dhe anti-perëndimore dhe të vazhdojë të shpifë ndaj kundërshtarëve, vetëm se nuk po duron dot më të qëndrojë në opozitë dhe se beson se qeverisja i takon me detyrim. Edhe Marine Le Pen në Francë kishte të njëjtën bindje. I vetmi ndryshim është se deri edhe ekstremistët francezë e pranuan humbjen zgjedhore, akt përulësie demokratike që ekstremisti Sali Berisha nuk njeh dhe nuk do ta kryejë kurrë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paulin: 11/07/2024 13:18

    problemi i shoqerise shqiptare vazhdon te ngalet mentaliteti arkaik i shqiptarve. ne geneze shqiptaret kane mitin,prijesin, te fortin ai qe ju ben gjemen kundershtarve.Dhe per kete jane gati jo vetem ti falin te gjitha mekatet por edhe te flijohen.Por shoqeria tashme duhej te kishte fituar intitrupat e nevojshem per tu larguar nga arkaizmi qe nuk ka agje te parbashket me demokracine. Si mund te votohet nje person qe nuk njeh istitucionet e shtetit te cilit ka drejtuar??? mjafton vetem kjo lloj çasje per ta lene ne hijen e harreses. Dhe me besoni se nuk ka denim me te madh per personazhe si ai se sa te harrohet. Askush te mos flase askush te mos e intervistoje. Votues ka patur gjithmone ne minorance por aktualish jane krejtesisht te paperfillshem. Vetem kjo do ta shpetoje shqiperine nga kjo pjelle demonesh!!!

    Përgjigju
  • rezi: 10/07/2024 12:33

    Shumë faleminderit që më në fund dikush nga media shkroi atë që shumë nga populli e mendon. Kur pamë rezultatin e të enjtes në mediat botërore, i pari mendim që erdhi ishte: ja si përgjigjet populli kur sheh rrezikun që i vjen nga të tillë njerëz si Le Pen apo të tjerë ekstremistë të djathtë. Sepse të tillë nuk janë me popullin, por kundër tij. Perullat e tyre janë antinjerëzore, nuk flas për ata të moderuarit, por ekstremistët. Mgjt Marie Le Pen e poranoi humbjen, Sali Berisha është më i rrezikshëm, është antishqiptar, antinjerëzor dhe e bija tregoi se është bija e babait, kur e pyetën për Remzi Hoxhën. Ju lumtë francezëve, e kuptuan rrezikun. Edhe tek ne të gjithë e kanë kuptuar, por duan të shohin drejtësi ndaj atyre që për 23 vjet vetë shkatërrime bënë, ata duhet të përgjigjen për dëmin e madh ekonomik që i shkaktuan Shqipërisë. Llomotisin sot, por harrojnë sa para mori Berisha në vitet 92-96 Europa, e ku i investoi? Tek pasuritë e pamata të tij, Po piramidat? I biri ka marrë valixhe kur ja mbathi në Suedi. Kanë punuar ata ndonjë ditë? Po, Argita ka punuar t'i bëjë shokë të gjithë juristët e papërgjegjshëm që ngurrojnë të bëjnë detyrën, të zbatojnë ligjin. Thirrini mëndjes, era e Francës demokratike po fryn edhe në Shqipëri. Opozitë destruktive nuk do populli, disa tek rruga mbase, por dhe ata po numurohen me gishtat e dorës.

    Përgjigju
  • Dakord: 09/07/2024 19:21

    Ka për të ndodhur z. Bolino mobilizimi për të cilin flisni në këtë artikull. Kam shumë familjarë në itali e usa që thonë se do vijnë të votojnë këtu nëse nuk realizohet votimi me postë. Do vijnë se atdheu është në rrezik nga përbindëshi sali

    Përgjigju
  • Dajti: 09/07/2024 16:48

    Si gjithmone analiza te shkelqyera te Z. Bolino. Respekte.

    Përgjigju
  • ZENUN TYT REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/07/2024 15:36

    Zoti Karlo Bollino si gjithmon njē intelektual i ndritur. Shkrimet e tua jan reale e nē ndihm tē popullit Shqiptar. Ti gjithmon korekt realist e me njē kultur brilante. RRESPEKT

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 09/07/2024 14:32

    OK,Carlos Bollino: -Për të analizuar Sb,citoi një fjali të F.Nanos..Sb ka kën KAFSHË POLITIKE,por pas 21 janarit 2011 është vetëm KAFSHË.." Por KAFSHË e egër pylli aman. Ndryshimi është shumë i madh në favor të kafshës TIGËR,LUAN,HIEN,etj pasi Sb Shpif,Përgojon,Denigron kundërshtarin,Vjedh,VRET e nuk pranon,Humbet zgjedhjet & akuzon tjetrin.. ndërsa kafshët më lartë ndonse të marrin jetën pa folur edhe mund të ZBUTEN E FUTEN NË KAFAZ..Ndërsa Sb nuk mund të zbutet.Ai nuk i duhet as dreqit. Kur isha i vogël kafshën e babait vetëm njëher i tregoja rrugën mandej Kafsha shkonte vetë në atë rrugë fshati të mirë Anbreg ku shkoi përherë i mallëngjyerë,kurse Sb nuk ka shkuar kurrë në fshatin e tij të lindjes që në moshën adoleshente kur Enveri i dha bursën për MJEK.. për arsyet që dihen tashmë. Është shumë e qartë se në 2025 Sb do e pësoi përsëri si Maria Le Pen në Francë,pasi në të gjitha zgjedhjet(përveç 22 marsit 1992) Sb me PD nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje e vetme.Pasi PD- 91 Sb e plotësoi me 434 Komunist e SPIU që tashmë i ka ngelur Tritan Shehu(preshi) e Genc Pollo i afruar për së 2,3-ti herë. -Për 201 krimet e Sb 92-21 do shkruajmë përsëri nëse shpëtojmë në 11 korrik 2024..FLM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës