Carlo Bollino: Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje 

Carlo Bollino: Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje 

Komisioni Qendror Zgjedhor, pas vendimit të tre gjykatave, sot e fshiu përfundimisht Sali Berishën nga zgjedhjet vendore e 14 maj. Kandidatët e zgjedhur nga primaret e tij mund të garojnë për postin e kryebashkiakut duke përdorur logon e koalicionit që Ilir Meta pranoi të ndërtonte (sic bëri me 6 mars) dhe që është lider zyrtarisht, por që nuk ka asnjë shenjë tjetër që e bën lidhjen as me Berishën dhe as me Partinë Demokratike. I njëjti fat edhe për të gjithë kandidatët që Berisha synon të propozojë në garën për 61 këshillat bashkiakë. Një ushtri kandidatësh pa një identitet të qartë, mysafirë në një koalicion të përbërë nga sigla të tjera politike me të cilat shpesh kanë qenë në luftë.  

E megjithatë, figura më anonime që del nga kjo betejë e humbur është pikërisht ajo e Sali Berishës. Pasi ka qenë protagonist për 32 vite në skenën politike shqiptare, duke interpretuar gjithnjë një rol që në shumë raste ka qenë i një niveli të lartë si president apo kryeminister, që sot Sali Berisha nis një fushatë zgjedhore pa asnjë titull. Për herë të parë në historinë e tij personale po bën politikë si të ishte një klandestin. Edhe në vitet kur Lulzim Basha ishte kryetar i partisë dhe ai maskohej si qytetari dixhital, duke i dërguar vetes mesazhe anonime në profilin e vet të facebook, kishte një identitet më të spikatur se sot. Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt, formalisht as në emër të koalicionit ku merr pjesë de fakto, si një qytetar i cfarëdoshëm pasi dështoi përpjekja mashtruese që të regjistrohej në KQZ si përfaqësues i PD-së. Një aderim që nuk ka asnjë vlerë ligjore, pasi koalicionet bëhen mes forcave politike të regjistruara, jo mes privatësh.  

Ilir Meta udhëheq ligjërisht koalicionin  në të cilin marrin pjesë dy parti të tjera vec të tijës dhe është zyrtarisht përgjegjësi si Kryetar i Partisë së Lirisë, forca nismëtare e koalicionit. Ndërsa emri i Sali Berishës nuk ekziston dhe as nuk do të shfaqet asnjëherë në asnjë dokument zgjedhor. Berisha nuk do të ketë të drejtë as për një komisioner, nuk do të ketë asnjë të drejtë të vendosë radhën e listave shumëemërore për këshillin bashkiak, të gjitha vendime që do të varen formalisht nga Ilir Meta dhe zemërgjerësia e tij.  

Një tjetër pikë shumë delikate ka të bëjë me aspektin financiar të fushatës zgjedhore, sepse, nëse Ilir Meta ka të drejtë për fonde publike si forca parlamentare, Sali Berisha dhe kandidatët e tij nuk do të përfitojnë asnjë financim zyrtar pikërisht se nuk përfaqësojnë asnjë parti. Në fakt fondet për PD-në do t’i menaxhojë Enkelejd Alibeaj. Bujaria e Ilir Metës do të shkojë deri aty sa të financojë me fondet e tij ushtrinë e kandidatëve që pretendon të vendosë Sali Berisha dhe që nesër Partia e Lirisë mund t’i ketë edhe si kundërshtarë? Ligji kërkon që cdo subjekt zgjedhor të raportojë në KQZ origjinën dhe përdorimin e financimeve. Sali Berisha nuk do të ketë asnjë detyrim në këtë aspekt (rrjedhimisht asnjë përgjegjësi) pasi formalisht nuk është pjesë e procesit, por a e merr përsipër Ilir Meta që të përgjigjet ligjërisht edhe mbi origjinën e kapitaleve që do të shpenzohen nga Sali Berisha dhe kandidatët e tij? Berisha paralajmëroi se do të kërkonte mbështetjen e qytetarëve, por edhe këto donacione që sipas ligjit duhet të jenë publike, do të duhet të deklarohen nga Ilir Meta, sikur të ishin të tijat, me gjithë pasojat ligjore që rrjedhin. Ekziston rreziku që edhe kjo fushatë zgjedhore të transformohet në një lavatrice gjigande parash të pista por që Ilir Meta të marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë.  

Berisha nuk ka asnjë autoritet formal as drejt kandidatëve të tij që vazhdojnë ta ndjekin (të paktën deri tani) si akt të thjeshtë besueshmërie personale, si mund ta bëjë një cetë ushtarësh komandanti i të cilëve është përjashtuar nga ushtria. Luftojnë sikur të ishin jetimë që Ilir Meta ka mbledhur në shtëpinë e tij. Po cfarë të ardhme kanë? 

As “par condicio” e futur në kodin zgjedhor që i imponon televizioneve rregulla dhe kohë kushtuar forcave të ndryshme politike, i ofron që sot ndonjë tutelë Sali Berishës, që duke mos qenë kandidat dhe as përfaqësues i ndonjë partie, nuk mund të pretëndojë asnjë hapësirë. Kushedi nëse nuk është vërtetë momenti, që, pasi ka pushtuar gjithë ekranet gjatë fushatës së Foltores deri më sot, më në fund, fytyra e Berishës të mos shfaqet më nga shumë televizione gjatë kësaj fushate zgjedhore, duke i lënë kështu shikueshmëri të paktën kandidatëve të tij që janë gati të panjohur për shumicën e shqiptarëve edhe si emra dhe si pamje.  

Në këtë gjendje katastrofike, ish presidenti i republikës dhe ish kryeministri, premton “një fitore pa precedent”. Një strategji e parë dhe e stërparë në cdo prag zgjedhjesh, pasi sa herë është treguar i sigurtë për suksesin, pastaj është justifikuar me humbjen duke akuzuar fituesit se kanë manipuluar rezultatet. Berisha  luan përherë me letra të manipuluara, por këtë herë manipulimi është aq i dukshëm, sa nuk do t’i vlejë për asgjë. Berisha do t’i humbë dukshëm zgjedhjet e ardhshme dhe për faj të tij do t’i humbasë edhe Partia Demokratike duke i dhuruar energji të re Edi Ramës dhe baza të forta për të fituar edhe mandatin e katërt.  

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 18/03/2023 19:59

    Berisha ka probleme te theksuara mendore ....

    Përgjigju
  • ARMANDO GAZI ÇAFAJ: 18/03/2023 17:18

    O i nderuari Karlo Bollino je një intelektual me kultur të lart, flet qart, shkoqur, e me fakte të pa kundërshtushme. Respekt për karakterin dhe dinjitetin tënd njerzor. Po të ishin të gjith gazetarêt si ty Shqipria sot do ishte vëndi i prallave do ishte një vënd i lumtur.

    Përgjigju
    • Lirie hajdutja nongrata: 18/03/2023 17:33

      Salih nongrata nuk ta pjerdh njeri o kalbesire, ngordhja jote nuk ta heq turpin e poshterimin qe tu be ne pleqeri. Ke vrare , djegur e zhgaterruar , ke lene shume jetime e mizerabilitet ne Shqiperine e bekuar prej Zotit. Ty dhe Spiunit IM Muulike do ju fusim hurin ne bythe e do ju veme ne gardhin e turpit e tradhetise kombetare , perball njeri tjetrit ta shihni me syte e tua si do ju hedhin GËLBAZEN njerezia. Qofshi për jete mallkuar familjet tuaja e zjarri ju zhurit’te.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja