Casemiro përshëndet Real Madridin, Ancelotti: Ka vendosur të na lërë! United paguan 70 mln euro për brazilianin

Casemiro përshëndet Real Madridin, Ancelotti: Ka vendosur të na lërë! United paguan 70 mln euro për brazilianin

Trajneri i Realit Ancelotti dhe Casemiro

Pas 9 sezonesh pjesë e Real Madrid, një prej tyre i huazuar te Porto, braziliani Casemiro në mënyrë surprizë ka vendosur të largohet. Edhe pse nuk flitej për një tratativë ai ka kompetuar transferimin e tij te Manchester United, që në dy ndeshjet e para të Premier League ka marrë dy humbje.

Për këtë transferim Real Madrid ka marrë direkt 60 milionë euro, ndërsa 10 të tjera të do jenë në formë bonusesh. Sakaq vetë 30-vjeçari ka firmosur me ‘djajtë’ për 4 vitet e ardhshme, ndërsa brenda 48 orëve pritet të bashkohet me skuadrën e re.

Largimin e tij e ka konfiruar edhe trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti, i cili gjithesi nuk i ka kërkuar klubit që ta zëvendësojë në merkato.

“Kam folur me Casemiro-n. Ai do të provojë një aventurë të re dhe unë e kam kuptuar vendimin e tij. Negociatat po vijojnë por ka vendosur të largohet nga Real Madrid. Ne e duam shumë atë dhe respektojmë planet e tij. Nuk do jetë me ne në ndeshjen e së shtunës.

A do marrim zëvendësues? Kemi firmosur me Tchouameni dhe ai ishte nga më të mirët që tregu ofronte. Pastaj kemi Toni Kros dhe Camavinga, në total janë 6 mesfushorë. Kanë kualitet dhe mendoj se mjaftojnë për një sezon.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani