Kapiteni i Realit të Madridit është rikthyer të flasë pas ndeshjes miqësore me Spanjën për kampionatin, Topin e Artë, por edhe Hose Murinjon.
Fillimisht Casillas është ndalur te vota për Topin e Artë këtë edicion. “Votën e parë e kam dhënë për Cristiano Ronaldon sepse ai e meriton ta fitojë Topin e Artë pasi ka zhvilluar një sezon spektakolar. Do të surprizohesha nëse Ronaldo nuk do të fitonte Topin e Artë”.
Më pas, spanjolli është ndalur edhe te polemikat e shumta me Murinjon edicionin e kaluar që e lanë në stol.
“Nuk kisha asnjë problem me Murinjon. Me kënaqësi do t’ia jap dorën kur ta takoj, pasi ata që kishim për të thënë ia thamë në sy njëri tjetrit. Tani duhet të pyesni edhe atë për të mësuar se çfarë mendon” tha ai. Në fund, Casillas, pavarësisht se nuk luan në kampionat ka folur për ndeshjen me Alemrian.
“Reali i Madridit kontribuon për shumë ekipe kombëtare me lojtarët që ka në përbërje. Almeria është një skuadër me një ose dy lojtarë ndërkombëtarë, por ata kanë një javë ndonjëherë edhe dy në dispozicion për të përgatitur një ndeshje. Megjithatë nuk ka justifikime për ne pasi objektivi jonë kryesor është që të ngushtojmë sa më shumë diferencën me Barcelonën” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com