Kalimi në finalen e Kupës së Mbretit dhe aq më tepër fitorja e thellë përballë ekipit të Barcelonës në ‘Camp Nou’ ka lënë një shije shumë të mirë në ekipin e Realit që pret i qetë ndeshjen e kampionatit në fundjavë dhe atë me Manchester United në mesjavë.

Pas ndeshje në Barcelonë nuk kishte se sit ë mungonte edhe nj koment nga Iker Casillas. “Ishte jnë ndeshje e madhe, e cila meriton të futet në histori. Djemtë kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, Ronaldo ishte fenomenal, por edhe 10 të tjerët që ishin në fushë.

Finalja ishte plotësisht e merituar” deklaroi Casillas, që do të rikthehet në fushë në
fillim të muajit prill.



Dylber Balla