I njëjti atak si Cr7 19 vjet më parë...por a do të ketë fatin e tij?! Zemra e Casillias ndan kardiologët

I njëjti atak si Cr7 19 vjet më parë...por a do të ketë fatin e tij?! Zemra e Casillias ndan kardiologët

Iker Casillias në spital

Portieri Iker Casillias vijon të qëndrojë në spital në gjendje të stabilizuar pas atakut që pësoi në zemër të mërkurën, por për momentin është e paqartë nëse spanjolli do të mund të luajë sërish futboll.

Casillias, që këtë muaj ka mbushur 38 vjeç, është cilësuar si një nga portierët më të mëdhenj që ka pasur Real Madrid. Ai gjithashtu ka ndihmuar Spanjën për t’u shpallur kampione bote në vitin 2010, si dhe e ka ndihmuar atë në 2 titujt kampione Europe. Në qershor të 2015 ai u bashkua me Porto-n.

Të mërkurën Casillias e kaloi në “Cuf Hospital” të Porto-s, me klubin që konfirmoi se “ka pësuar një ‘infarkt miokardi akut’. Gjendja e tij sipas “El Pais” përshkruhet ‘e qëndrueshme’ dhe kjo konfirmohet edhe nga postimi që ka bërë futbollisti në rrjetet sociale: “Gjithçka është në rregull”. Agjenti i Casillias, Carlo Cutropia, thotë se portiere do të qëndrojë për tre ditë në spital.

Doktorri i Porto-s thotë se Casillias do të ketë një shërim të plotë, por shton se është shumë shpejt për të ditur nëse portieri do të jetë sërish në gjendje për të luajtur në nivelin më të lartë.

“Varet nga shumë gjëra nëse Casillias do mund të luajë sërish: çfarë lloje ilaçesh i nevojitet, se si do të vijojë periudha e pushimit apo se si do ta përballojë stresin ose ushtrimet fizike gjatë rikuperimit,”-deklaron doktorri i klubit.

Ndërkohë kardiologët për rastin e Casillia-s janë të ndarë. Njëri prej tyre, Vasco de Gama, beson se portieri mund të rikthehet te luajë pasi problemi është kaluar brenda 90 minutave. Ka dhe të tjerë që mendojnë totalisht të kundërtën. Njëri prej tyre është Juan Antonio Corbalan, një ish-basketbollist i Real Madrid dhe momentalisht kardiolog. Ai deklaron se Casillias nuk do të jetë në gjendje të vijojë karrierën si profesionit.

“Nuk mund të luash më futboll duke patur parasysh atë që pësoi Casillias, aq më shumë kur je portier. Ai do të ketë një jetë normale, por sipas meje nuk do të luajë më kurrë në nivel profesionist,”-deklaron Corbolan.

Cristiano Ronaldo ka kryer një ndërhyrje në zemër kur ishte 15 vjeç. Nëna e tij Dolores Averio ka shkruar në librin e saj “Mother Courage” se doktorrët i kishin thënë asaj se futbollisti i Juventusit nuk do të mund të luantë më kurrë futboll.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja