Ç'do ndodhë me Klement Zgurin? 
Balla: Koha për KQZ jo politike

Ç'do ndodhë me Klement Zgurin? <br />Balla: Koha për KQZ jo politike<br>
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar nga "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se Klement Zguri, kryetari i KQZ, do shkarkohet nga detyra.

Balla theksoi se Zguri ka shkelur ligjin kur nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, i cili rezulton i dënuar me burg për grabitje në Itali. Sipas tij, maxhoranca nuk do negociojë për Zgurin, ndërsa shtoi gjithashtu se është koha për për të shkuar drejt depolitizimit të KQZ-së dhe të gjitha hallkave të institucioneve të administrimit të zgjedhjeve.    

Me kryetarin e KQZ, qe tërheqje e përkohshme apo këmbëngulni për shkarkimin e Zgurit?
Pas asaj që ndodhi të enjten në Kuvend, kjo çështje është në programin e punës së Kuvendit por jo në axhendën tre javore. Një grup deputetësh ka kërkuar kërkesën për shkarkimin e kreut të KQZ

A është kërkesë e ligjshme?
Keni parasysh që është fakt i gjithë pranuar që jemi Republikë Parlamentare, kur kemi miratuar ligjin për dekriminalizimin kemi shkruar që ky ligj prevalon mbi ligjet e tjera. Ka qenë një rast flagrant. Çështja e kryetarit të bashkisë Mallakastër është një rast flagrant dhe KQZ duhet të bënte vetëm një lexim të ligjit për shkeljet e tij. Kryetari i KQZ ka shkelur ligjin me dashje. Është konstatuar shkelja e ligjit nga Zguri dhe tani i kërkohet Kuvendit të mos e shkarkojë.

Pra nëse marrëveshja qëndron edhe Zguri duhet të qëndrojë në detyrë, pavarësisht se sipas jush ka shkelur ligjin?
Ne biem dakordd që më 25 maj të 2017 kemi ndërprerë mandatin e Denar Biba, i cili ësht korrekt për t'i lëshuar vendin Kryetarit të KQZ nga opozita. Kodi aktual Zgjedhor buron nga një marrëveshje e 2012. 

Cili është fati i Zgurit?
Zguri nuk duhet të qëndroi më në atë pozicion për sa kohë që ka bërë shkelje. 

Atëhere përse e hoqët ng axhenda e Kuvendit?
Nuk e kemi hequr është në program ka kaluar në programin tre mujor të Kuvendit.

Rama tha ta negociojmë, çfarë do negociohet?
Jo mandati i Zgurit sepse ai ka përfunduar. Është e rëndësishme në zgjedhjen ndoshta edhe të një formule të re në kompozimin e KQZ. Të kemi mundësi të ulemi përmes një dialogu politik e të gjejmë një formulë të re në kompozimin e KQZ. 

Folët për një formulë  të re si do jetë kjo?
Kjo është subjekt i një diskutimi të hapur në një tryezë të hapur. Ajo që du at ëthem ë është se në frymë ne Kodit Aktual Zgjedhorë, Zguri nuk mund të qëndroi në krye të KQZ. Mesazhi i Kryeministrit ishte i qartë për sa i përket mënyrës se si duhet ta shfrytëzojmë këtë moment.

Kemi një propozim?
Ne  e kemi thënë që ditën e parë, për depolitizimin e organeve që administrojmë zgjedhjet, ka ardhur momenti të depolitizojmë KQZ-në. Po ju marr rastin e Sllovenisë, kryetari i KQZ –së aty vjen nga sistemi gjyqësorë. Dhe të jemi  të sigurtë që duke qenë që vetingu do të garantojë pastërtinë  e anëtarëve të sistemit gjyqësorë, mund të jetë dhe nga aty.

Ne nuk negociojmë vazhdimin e mandatit të Zgurit, por të gjejmë një mënyrë të re rikompozimi të KQZ dhe të depolitizojmë KQZ. Që partitë të nxjerrin rezultatin e zgjedhjeve duhet të marri fund. Shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve nuk duhet ta kenë partitë politike.

Alibej në këtë studio tha se e kanë të panegociueshëm procesin elektronik
Nëse edhe ekspertët e OSBE/OHDIR do thoshin që sistemi elektronik është i pranueshëm ne jemi ende larg për ta përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Në vlerësimin tim nuk kemi arsye që të bëjmë një sistem të plot votimi elektronik pasi edhe ata që e kanë pasur kanë hequr dorë. Nuk është ky momenti për tu diskutuar, këto le t diskutohen në komision. Ekspertët përcaktojnë benefitet dhe kostot e procesit.

Ju thoni nuk bëhet, opozita thotë bëhet për katër muaj
Unë e kuptoj strategjinë e PD. Çështja e reformës zgjedhore nuk i intereson më.

Ju çfarë do propozoni konkretisht?
Ka plotë formula që duhet ti kompozojnë ekspertët ne kemi për detyrë ti bëjmë sa më shpejt

Ju si grupi parlamentarë i shumicës çfarë do bëni?
Do marrim rekomandimet e OSBE/OHDIR. Ne kemi vetëm një kush të panegoziueshëm është vota e shqiptarëve jashtë territorit në zgjedhjet e 2021. Të kenë mundësi të jenë edhe ata vendimmarrës. Kjo realizohet nëpërmjet krijimit të një zone zgjedhore të 13. Sipas një modeli t konsoliduar edhe nga vendet fqinje. Kjo është çështja themelore.

Një çështje  e rëndësishme është në lidhje me financimet e partive. Rasti i fundit është ai i lotimit të PD. Nuk dihet kush është financuesi.

PD ka mashtruar KQZ me të dhënat e dokumentuara. PD është e vetmja që nuk ka deklaruar asnjë fond donacion nga subjekti privat. Merrni deklaratat e PS dhe PD. Nëse PS ka depozituar një libër llogarish, PD ka bërë vetëm gjysmë faqe deklaratë. Ndërsa 1 mln dollarëshi nuk figuron as si shpenzim as si e ardhur.

Gjithsesi është  depozituar si kontratë në KQZ?
Nuk ke të depozituar në KQZ asgjë. Në deklaratë nuk ka të specifikuar asgjë. Të garantoj  që do fillojë i njëjti hetim edhe për këtë zotërinë këtu. Kësaj çështje i duhet shkuar deri në fund. Kemi të bëjmë me lidhjen e një partie me një kompani të lidhur ame pastrim parash

Keni fakte?
Po këtu është një skemë pastrimi parash. Nëse PD donte të lobonte në PD për t treguar se në Shqipëri drejton një parti e inkriminuar pse nuk e ka bërë nga një llogari e PD, por nga një llogari nga një vend tjetër. Dyshimet janë që kompanitë janë të lidhura me një person turk që ka studiuar në të njëjtin universitet me Bashën, dhe ky person ka bërë pagesa të tjera për interesa të tjera. 

Redaksia Online
j.sh-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova