Pas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka parë nga afër situatën në autostradën Tiranë-Durrës, e cila ndodhet prej mbrëmjes së kaluar nën pushtetin e ujit.

Nga autostrada, Çako deklaroi se e gjithë policia është në këmbë dhe vijon puna në shumë qytete për evakuimin e banorëve në rrezik nga përmbytjet.

“Policia është e gjitha në këmbë. Presim mbështetje edhe nga banorët. Së pari, për të shpëtuar jetën e njerëzve, pastaj edhe për dëmet materiale. Po vazhdojmë evakuimin në Vlorë e Fier, si dhe në Fushë-Krujë e Shijak, aty ku depërton uji në banesa”, tha Çako. 

d.c./shqiptarja.com