Policia e Tiranës ka arrestuar Bruno Pëllumbin si posedues të çantës e cila vuri në alarm kryeqytetin pasi u gjet në një nga stolat e parkut “Rinia” dhe kishte mbishkrimin “Mos prek”.

Policia pas identifikimit ka shoqëruar dhe më pas ka arrestuar 18 vjeçarin Pëllumbi me akuzën e përhapjes së informatave që ngjallin panik.

Pëllumbi është arrestuar nga forcat e komisariatit numër 3 në Tiranë ku pas identifikimit.

Ai menjëherë ka pranuar se çanta ishte e tija dhe ka thënë se e kishte lënë aty pasi kishte provim dhe do ta merrte kur të kthehej.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)