Siç mund të shihet edhe në video burri pret për disa sekonda në këmbë pranë traut të kalimit hekurudhor. Papritur ai fillon të ecë për të kaluar në anën tjetër të rrugës dhe kur shikon trenin që po afrohet vendos të vrapojë duke menduar se është më i shpejtë.
Por fatmirësisht për të, treni e përplas shkarazi duke i shkaktuar plagë të lehta. Pak centimetra dhe i moshuari do të humbte jetën. Në video mund të shihet edhe një nga këpucët e tij e cila fluturon tutje disa metra pasi kapet nga treni, duke shpëtuar këmbën e të moshuarit për pak centimetra larg nga treni që mund t'ia këpuste ose ta tërhiqte duke i shkaktuar dhe vdekjen. 77 vjeçari duket i shokuar nga sa ndodhi.
Pasi qëndron disa sekonda në këmbë, ai kalon rrugën dhe përkulet për të marrë veten. Një motoçiklist ndaloi pranë dhe iu afrua pët t’a ndihmuar.
Video ka marrë mijëra klikime brenda pak ditësh që është hedhur në internet.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
