Kapiteni i Përfaqësueses së Çekisë, Tomas Rosicky, do të luajë në ndeshjen çerekfinale të "Euro 2012" kundër Portugalisë, njoftuan mediat Europiane, duke cituar menaxherin e kombëtares së Çekisë, Vladimir Smicer.

Çekia dhe Portugalia do të takohen të enjten (21 qershor) në stadiumin e qytetit të Varshavës. "Rosicky do të luajë, por nuk jam i sigurtë nëse do të jetë titullar në atë ndeshje. Me rëndësi është se ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Portugalisë, kurse për minutazhën e tij vendos seleksionuesi", tha Smicer.

Tomas Rosicky në fillim të kësaj jave kishte udhëtuar në Pragë për kurim. Ai ekipit në stërvitje, do t'i bashkohet këtë të mërkurë për të qenë prezent në skemat e trajnerit.(rb/shqiptarja.com)