Në një komunikim me mediat ai tha se se nga këto masa lehtësuese përfitojnë vetëm ata konsumatorë që janë treguar korrekt me respektimin e aktmarrëveshjeve të firmosura me OSHEE dhe që kanë paguar rregullisht faturën mujore dhe këstin e shlyerjes së borxheve të prapambetura.
‘’Deri në 30 nëntor të 2016-ës, janë AKM aktive 66 539 abontentë me ndihmë ekonomike, pensionistë të cilët paguajnë deri më 30 nentor këstin mujor 1 mijë deri -1 mijë e 200 lëkë të reja në muaj. Pjesa e kamatëvonesave që do të zerohet për kundrejt një pagese 20 lekë. Amendimi i kontatës, do të bëhet direk në sportelet e arkës së OSHEE duke paguar këstin e radhës’’, u shpreh Çela.
Ky proces do të jetë i mundshëm për t'u kryer duke nisur nga sot deri në Qershor 2017.
Kjo do të thotë se u jepet mundësi të përfitojnë edhe ata që nuk kanë aktmarrëveshje, ose kanë dalë nga marrëveshja me OSHEE duke mosrespektuar afatet.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com